Flash

Durrës, e moshuara jeton në mjerim dhe e braktisur

Lapsi.al 20 November 2024
Durrës, e moshuara jeton në mjerim dhe e braktisur

Maria Emirjoni Popa është 84 vjeçe dhe jeton në Durrës. Vuajtja dhe dhimbja kanë qenë bashkëudhëtarë të jetës së saj. Fati e ka sfiduar, por nuk është mposhtur. Sot ka mbetur e vetme, askush nuk i troket në derë, pasi vëllezërit dhe motrat që e mbështesnin humbën jetën. E ka mbuluar mjerimi. Jeton në një shtëpi pa dyer e dritare, pa ujë, pa energji elektrike. Iu gëzua rrezeve të diellit e temperaturave të këtij nëntori, por ditët e ftohta po vijnë dhe me kuvertat që ka nuk do të mundet ta mposhtë acarin.

‘Ti e sheh mizerjen, kjo është jo mizerje por një krudeltastro së jashtmi, njerëz pa shpirt. Ti më jep mjesin, ai më jep drekën, falenderoj Vullnetin që më jep sa herë pa lekë, se me 70 mijë lekë pension çfarë të bëj. Iku njëra tashi në Gjermani ma ka sjellë gjellën e ngrohtë sa herë ajo nuk ja harroj”, u shpreh Emirjoni Popa, pensioniste.

Një e moshuar me një pension minimal mundet vetëm të mbijetojë në kushte të tilla. Si Maria ka me qindra, ndoshta mijëra të moshuar që nuk marrin asnjë ndihmë veç pensionit që nuk ju siguron ushqim, ujë, energji dhe ngrohje. Zëri i saj është edhe më i fortë se zëri i një grupi protestuesish, që së fundmi kanë nisur të kërkojnë rritjen e pensioneve. Ky është realiteti që fshihet pas numrave apo burokracive shtetërore për mijëra të moshuar e persona në nevojë, të cilët kanë mbetur në udhëkryq.

“Jam pa ujë goce, ja shikoje ujin e marr këtu, ma kanë prere ujin mi kanë prerë dritat, mi kanë prere të gjitha, çfarë të bëj më thuaj. Më metën enët, o zot, unë i kam lënë të gjitha do shkoj të lahem te Kryqi i Kuq, pa u larë, jam femër unë. Ju keni ardhur herët, po të vish në darkë këtu, me një dorë mbaj bukën, me një dorë mbëj djathin edhe ha kështu, çfarë të bëj, më thuaj ti mua se je femër, të dhemb shpirti për fëmijët, mua më kanë vdekur në interrnim, babën e kanë vrarë në Lushnjë, i kanë prerë kokën me lopatë”, u shpreh Emirjoni Popa, pensioniste./Top Channel

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI