Flash

Ekzekutimi i Klaudio Prendit/ Viktima ishte konfliktuar me disa persona

Lapsi.al 20 November 2024
Ekzekutimi i Klaudio Prendit/ Viktima ishte konfliktuar me disa persona

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i orëve të para të mëngjesit të djeshëm në Tiranë, ku viktimë mbeti Klaudio Prendi. Ai u ekzekutua me armë zjarri, teksa po dilte nga një lokal në zonën e "Xhamllikut" dhe po hipte në makinën e tij. Sipas raportimeve, i riu dyshohet se kishte një borxh afro 15 mijë euro. Ditët e fundit, thuhet se Prendi kishte pasur përplasje pasi nuk kishte kthyer borxhet ku është konfliktuar me grushte me persona të tjerë.

Babai i viktimës ish-gjyqtari Fran Prendi në dëshminë e tij ka thënë që nuk ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte që mund të përfundonin deri në atentat. Ndërkohë, po ashtu raportohet se makina luksoze që përdorte 28-vjeçari nuk ishte në emër të tij, por të një vajzë.

Drejt viktimës është qëlluar me 5 plumba ndërsa arma ka qenë me silenciator. Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit. Zona në të cilën ndodhi atentati është një zonë që survejohet nga kamerat e sigurisë, të cilat do të merren nga grupi hetimor për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar disa persona që janë marrë në pyetje në lidhje më këtë ngjarje, por ende nuk ka asnjë person të arrestuar për krimin.

Të këshilluara

SHBA mbyll ambasadën e saj në Kiev

SHBA po mbyll përkohësisht ambasadën e saj në Kiev pasi është informuar specifikisht për një sulm të mundshëm ajror më 20 nëntor. Pas këtij informacioni, zyrtar...

08:04

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI