Flash

Gjendet vila trekatëshe me kanábis në Itali, kapet 28-vjeçari shqiptar

Lapsi.al 20 November 2024
Gjendet vila trekatëshe me kanábis në Itali, kapet

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u zbulua një vilë trekatëshe me kanabis. Vila ishte përdorur si një laborator i vërtetë për kultivimin, tharjen dhe paketimin e marijuanës. 28-vjeçari shqiptar shkonte në këtë vilë me furgon gjatë natës dhr në një rast është parë duke shkarkuar thasë me dhe dhe pleh bimësh.

Në bazë të asaj që u konstatua, është kryer një kontroll brenda shtëpisë. Hetuesit zbuluan tre kate të tëra të përdorura për kultivimin dhe prodhimin e marijuanës. Në veçanti, ishin bërë modifikime të veçanta në mur për t’i bërë hapësirat të përshtatshme për kultivimin, tharjen dhe paketimin e lëndës narkotike.

I gjithë sistemi u zbulua se fuqizohej nga disa panele elektrike dhe instalime elektrike pa as edhe masën më të vogël të sigurisë. Në fund të operacionit, policia sekuestroi 103 bimë marijuanë në vazo me peshë mbi 60 kg, pothuajse 30 kg marijuanë të tharë dhe 94 sytha, me një peshë totale të lëndës narkotike të barabartë me 90 kg, si dhe dy telefona inteligjentë në përdorim nga i dyshuari.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI