Flash

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet, dërgon për gjykim Ermes Hoxhallin

Lapsi.al 20 November 2024
Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet, dërgon për gjykim

Prokuroria e Tiranës ka njoftuar ditën e sotme se ka mbyllur hetimet në lidhje me dosjen e Ermes Hoxhallin. I pandehuri Hoxhalli premtonte bursa studimi falas dhe udhëtime në USA duke mashtruar zyrtarë të ministrisë nëpërmjet falsifikimeve.

Gjithashtu bëhet me dije se Prokuroria ka dërguar për gjykim të pandehurin i cili akuzohet për veprën penale "Falsifikim kompjuterik" dhe "Falsifikim i dokumentave". Më tej në njoftim theksohet se i pandehuri krijoi një identitet të rremë si Klea Rama dhe duke përdorur kredencialet e një diplomateje të lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara Tiranë. Më pasi ai ka mashtruar zyrtarë të nivelit vendor arsimor në Shqipëri.

Duke pretenduar se udhëheq një projekt për të rinjtë nën logon, “Let’s talk together aboutUS’23 dhe 24” ai lëshoi edhe 19 çertifikata pjesëmarrjeje për nxënës dhe të paktën një mësues të shkollës së Mesme “Ali Demi”, Vlorë me temë “Projekti Let’s talk together about US’23”.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq shtetasin E.H. i cili premtonte bursa Prokuroria e Tiranës ka njoftuar ditën e sotme se ka mbyllur hetimet në lidhje me dosjen e Ermes Hoxhallin. I pandehuri Hoxhalli premtonte bursa studimi falas dhe udhëtime në USA duke mashtruar zyrtarë të ministrisë nëpërmjet falsifikimeve.

Gjithashtu bëhet me dije se Prokuroria ka dërguar për gjykim të pandehurin i cili akuzohet për veprën penale "Falsifikim kompjuterik" dhe "Falsifikim i dokumentave". Më tej në njoftim theksohet se i pandehuri krijoi një identitet të rremë si Klea Rama dhe duke përdorur kredencialet e një diplomateje të lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara Tiranë. Më pasi ai ka mashtruar zyrtarë të nivelit vendor arsimor në Shqipëri.

Duke pretenduar se udhëheq një projekt për të rinjtë nën logon, “Let’s talk together aboutUS’23 dhe 24” ai lëshoi edhe 19 çertifikata pjesëmarrjeje për nxënës dhe të paktën një mësues të shkollës së Mesme “Ali Demi”, Vlorë me temë “Projekti Let’s talk together about US’23”.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq shtetasin E.H. i cili premtonte bursa studimi falas dhe udhëtime në USA duke mashtruar zyrtarë të ministrisë nëpërmjet falsifikimeve. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasin E.H. për veprën penale ‘Falsifikim kompjuterik’ dhe ‘Falsifikim i dokumentave’ të parashikuara nga nenet 186/a/1 dhe 186/2 të Kodit Penal, i hetuar me masë sigurimi, “Arrest në burg’.

Nga hetimet në kuadër të procedimit penal nr.1819, datë 11.03.2024, rezultoi se ky shtetas krijoi një identitet të rremë si Klea Rama dhe duke përdorur kredencialet e një diplomateje të lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara Tiranë, ka mashtruar zyrtarë të nivelit vendor arsimor në Shqipëri. Duke pretenduar se udhëheq një projekt për të rinjtë nën logon, “Let’s talk together aboutUS’23 dhe 24” ai lëshoi edhe 19 çertifikata pjesëmarrjeje për nxënës dhe të paktën një mësues të shkollës së Mesme “Ali Demi”, Vlorë me temë “Projekti Let’s talk together about US’23”.

Nëpërmjet identitetit të krijuar si Klea Rama, shtetasi në fjalë pretendoi se ishte iniciator i projektit “Let’s talk together aboutUS’24” që mbulon Shqipërinë dhe ka për qëllim informimin e studenteve shqiptarë rreth studimeve në Shtetet e Bashkuara, për t’i aktivizuar ata në këto projekte dhe mbështetur disa me shuma financiare nëse kalojnë vlerësimet në kolegje Amerikane.

Të këshilluara

Aksident në aksin rrugor Elbasan- Cërrik

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan- Cërrik. Mësohet se 2 mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Siç shihet edhe nga pamjet nga...

12:35

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI