Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Vendimi i Gjykatës së Lartë: të miturit vrasës s'përfitojnë gjykim të shkurtuar

Lapsi.al 20 November 2024
Vendimi i Gjykatës së Lartë: të miturit vrasës

I mituri M. Përlleshaj nuk mund të përfitojë gjykim të shkurtuar dhe, rrjedhimisht as ulje me një të tretën e dënimit, në rast se shpallet fajtor për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij 14-vjeçar, M. Cani, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë pranë hyrjes së shkollës “Fan Noli”, në Tiranë.

Policia njoftoi të martën arrestimin e Përlleshaj, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me dashje ndaj të miturit”, e cila parashikon një dënim nga 25 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Në një rast të ngjashëm, Gjykata e Lartë shpalli një vendim njehsues në Korrik të vitit 2024, ku vendosi se autorët e veprave penale që kanë dënim maksimal burgim të përjetshëm nuk mund të përfitojnë gjykim të shkurtuar, pavarësisht se në kohën e kryerjes së krimit të rëndë kanë qenë të mitur apo madhorë.

Në sentencën e tij, Kolegji Penal la në fuqi një vendim të Gjykatës së Apelit të Shkodrës, e cila kishte refuzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të një personi të akuzuar për një vepër që dënohej me burgim të përjetshëm dhe që në kohën e kryerjes së krimit ishte i mitur, nën 18 vjeç.

Vendimi njehsues i Gjykatës së Lartë përbën një zhvillim shumë të rëndësishëm, me qëllim ndërgjegjësimin e të miturve për pasojat e rënda mbi lirinë e tyre në rast kryerjesh së krimeve të rënda.

Pas ngjarjes tragjike tek shkolla “Fan Noli”, persona të ndryshëm, përfshirë edhe disa që besojnë se kuptojnë nga ligjet, shpërndanë në rrjete sociale deklarata se autori i dyshuar për vrasjen e 14-vjeçarit mund të marrë dënim të vogël, pasi është i mitur dhe përfiton nga gjykimi i shkurtuar.

Kodi Penal, si edhe Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur parashikojnë se personat që kanë fituar përgjegjësinë penale, por që janë nën 18 vjeç, dënimi me burgim nuk mund të jetë më shumë se gjysma e dënimit që parashikohet për veprën penale të kryer, por jo më shumë se 12 vjet.

Mesditën e së Hënës së kësaj jave, menjëherë sapo përfundoi procesi mësimor, një konflikt mes disa 14-vjeçarëve përfundoi në mënyrën më të rëndë të mundshme, ku njëri prej tyre humbi jetën, ndërsa dy të tjerë u plagosën me mjet prerës thikë.

Në dy vitet e fundit janë shënuar të paktën 5 raste, kur të miturit nën 18 vjeç kanë kryer vrasje.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI