Flash

Gjykata rrëzon prokurorinë për akuzat ndaj Refik Halilit

Lapsi.al 21 November 2024
Gjykata rrëzon prokurorinë për akuzat ndaj Refik Halilit

Klubi i Futbollit Tirana dhe presidenti Refik Halili prej muajsh janë në konflikt ligjor, pasi Prokuroria ka ngritur akuza për klubin bardheblu për evazion fiskal në vitet 2014-2016.

Këtë të enjte në Gjykatë është zhvilluar seanca e parë, me gjyqësorin që ka hedhur poshtë pretendimet e akuzës se KF Tirana nuk ka paguar detyrimet shoqërore dhe shëndetësore që kapin shumën e majme prej afro 52 mln lekësh të rinj (51.975.745 lekësh).

Kështu gjithçka është hedhur poshtë dhe bien akuzat ndaj Halilit dhe klubit të Tiranës.

Akuzat e Prokurorisë

Sipas organit të akuzës, klubi i Tiranës ka fshehur të ardhurat përgjatë viteve 2014, 2015, 2016. ‘Futboll Klub Tirana’ ka pasur të federuar pranë Federatës Shqiptare të Futbollit 29 lojtarë për sezonin futbollistik 2014-2015 dhe 26 lojtarë për sezonin 2015-2016.

Por, në këto dy vite asnjë nga lojtarët e federuar nga FSHF për "Klubi i Futbollit Tirana" nuk u deklaruan në listëpagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të subjektit. Prokuroria thotë se subjekti “Klubi i Futbollit Tirana” sh.a dhe administratori Refik Halili kanë fshehur të ardhurat në vlerën totale prej 51.975.745 lekësh, duke bërë të mundur shmangien e Tatimit mbi Fitimin dhe Sigurimet shoqërore dhe Shëndetësore

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI