Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Jennifer Garner, e lodhur nga situata e JLo dhe Ben Affleck

Lapsi.al 21 November 2024
Jennifer Garner, e lodhur nga situata e JLo dhe Ben Affleck

Jennifer Garner, ish-bashkëshortja e Ben Affleck, thuhet se ka vendosur të kufizojë ndërveprimet e saj me Jennifer Lopez në çështjet që kanë të bëjnë me fëmijët e tyre. Kjo vjen pas ndarjes së përfolur të Affleck dhe Lopez, një situatë që Garner fillimisht u përpoq ta mbështeste, por tani duket se po largohet plotësisht nga ajo.

Sipas burimeve, vendimi i saj vjen nga dëshira për të mbrojtur fëmijët nga stresi i panevojshëm dhe për t'u fokusuar tërësisht në mirëqenien e tyre.

"Ajo dëshiron që kontakti të jetë rreptësisht për fëmijët," zbuloi një i brendshëm. Kjo shënon një ndryshim të rëndësishëm nga roli i saj i mëparshëm si ndërmjetëse gjatë betejave të çiftit, ku përfshirja e saj shihej si një akt solidariteti.

Ndërsa synimet ishin padyshim të mira, disa të afërm me Jennifer besojnë se përfshirja e saj mund ta ketë komplikuar pa dashje situatën. "Ajo është shumë e sjellshme" zbuloi një mik. "Jennifer donte të ndihmonte, por ajo u përfshi  shumë në një betejë që nuk ishte e saj për të luftuar."

Situata bëhet më komplekse pasi Violet Affleck, vajza e madhe e Garner, thuhet se ka krijuar një lidhje të ngushtë me Lopez dhe motrën e saj, Lynda. Kz raport i ka lënë Garner dhe Affleck në mëdyshje. "Është konfuze pse Violet e vlerëson kaq shumë këtë marrëdhënie," tha një burim i familjes.

Lynda Lopez madje vizitoi Violet në kolegj kohët e fundit, duke dokumentuar ditën e tyre së bashku me një selfie në rrjetet sociale. Postimi ngjalli pyetje në mesin e fansave. “Nuk është problem për Jen apo Benin që Violet ka një marrëdhënie të mirë me J.Lo”, sqaroi burimi i brendshëm, “por afërsia me familjen e saj , veçanërisht Lynda, është e vështirë të kuptohet”.

 

Të këshilluara

Peter Davidson shtrohet në rehabilitim?

Martina Georgas  po mbyll spekulimet se alumi i "Saturday Night Alive", Pete Davidson është kthyer në rehabilitim - ose se ata kanë dalë ndonjëherë. Georgas ...

21:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI