Flash

Një turist australian rezulton të jetë zhdukur prej 6 javësh në Tropojë

Lapsi.al 21 November 2024
Një turist australian rezulton të jetë zhdukur prej 6 javësh

Një turist australian rezulton se është zhdukur gjatë një udhëtimi në luginën e Valbonës në Tropojë. Pasaporta dhe sendet e tij janë gjetura në bujtinën ku kishte qëndruar, ndërsa Cameron Tëiss, 28 vjeç, nga Adelaide, u pa për herë të fundit pesë javë e gjysmë më parë, kur u nis për një shëtitje nga fshati Valbonë.

Mediat australiane kanë disa ditë që raportojnë për zhdukjene tij ndërsa sot ka britanikja “Daily Mail” shkruan se autoritetet shqiptare kanë nisur përpjekjet e kërkimit dhe vëllai i tij ka udhëtuar në Shqipëri, për t'i ndihmuar ata.

Hetimet e deritanishme tregojnë se turisti 28-vjeçar ishte nisur në një shteg të njohur ecjeje që lidh Valbonën, me fshatin e afërt Theth, më 13 tetor, territor ky i njohur për vështirësinë dhe rrezikshmërinë e tij nëse nuk ke një guidë të mirë shoqëruese.

Udhëtimi 10-orësh ndjek një rrugë 17 km që përfshin një kalim malor, përmes një zone të largët të Alpeve Shqiptare ku nuk ka rrugë.

Rekomandohet të kesh një udhërrëfyes lokal, por sipas autoriteteve që u referohet edhe gazeta britanike, Tëiss ishte larguar vetëm.

Shërbimi i Kërkimit të Shpëtimit Malor të Kosovës dhe Shërbimi i Kërkimit të Shpëtimit Malor të Shqipërisë kanë kryer një kërkim në këmbë dhe me dron.

Përditësimi i fundit i disponueshëm publikisht ishte më 2 nëntor, i cili tha se kërkimi ishte pezulluar në pritje të informacioneve të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI