Flash

Trafiku i emigrantëve, shqiptari ekstradohet në Angli

Lapsi.al 21 November 2024
Trafiku i emigrantëve, shqiptari ekstradohet në Angli

Një shqiptar është ekstraduar ditën e djeshme nga autoritetet britanike. 46-vjeçari, Arsen Feci është ektraduar nga Spanja, pasi akuzohej për trafik ndërkombëtar klandestinësh, kryesisht në hapësirën detare mes Francës dhe Anglisë.

Ai ishte i dyshuar si i përfshirë në një grup të krimit të organizuar të kontrabandës me njerëz, që sillte njerëz nga Franca dhe Belgjika në ishull. Mësohet se Feci ishte arratisur nga Anglia prej vitit të kaluar drejt Spanjës, derisa u arrestua në muajin Gusht të këtij viti me qëllim ekstradimi.

Zyra e NCA-së (Policia Britanike/ National Crime Agency), konfirmoi se oficerët e arrestuan Fecin pasi zbriti nga avioni i linjës, në aeroportin e Hithrou (Londër).

“Ai ishte arratisur prej muajit Mars të vitit 2023, kur u lirua me kusht nga gjykatat përpara gjyqit të tij. Ai u paraqit para Gjykatës së Kurorës së Nottinghamit këtë mëngjes (21 nëntor) i akuzuar për asistimin e emigracionit të paligjshëm në MB”, shkruhet në faqen zyrtare të NCA.

Hetuesit e NCA besojnë se Feci ishte i përfshirë në blerjen e pajisjeve dhe sigurimin e njerëzve për të mundësuar me rrjetin e tij kalimet ilegale me mjete lundruse, nga Franca dhe Belgjika në MB.

NCA bën me dije se Arsen Fecit i është caktuar masa e paraburgimit dhe më pas do të paraqitet në të njëjtën gjykatë më 16 Janar 2025.

Operacioni kundër trafikimit të klandestinëve ishte zhvilluar më 15 Mars 2023, ku mes 5 të ndaluarve, po shqiptarë, ishte edhe Feci.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI