Flash

E quajnë “Dumduman” dhe “Skapist”/ Dumani i përgjigjet Metës dhe Berishës

Lapsi.al 22 November 2024
E quajnë “Dumduman” dhe “Skapist”/ Dumani i

Kreu i SPAK-ut Altin Dumani ka komentuar për herë të parë etiketimet që i kanë vënë drejtuesit e opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Berisha e quan “skapist” ndërsa Meta i thërret “dumduman”, por Dumani thotë se nuk impresionohet nga sulmet e politikanëve, ndaj tij, dhe punës.

Ai madje deklaroi se ngarkesa që ka në punë e bën thuajse të pamundur që të ndjekë deklaratat politike kundër tij dhe punës që ai kryen.

LEXO EDHE: Berisha shpërthen ndaj Dumanit: Llum, horr, i pafytyrë, mercenar, faqezi…

“Është hera e parë që i dëgjoj deklaratat. Kam informacion, sepse stafi i ngushtë më informon. Por vetë, për shkak të kohës së kufizuar që kam në dispozicion, pasi është e mbushur e tëra me punë, nuk kam kohë që të merrem e që ti ndjek.

LEXO EDHE: Ilir Meta sharje ndaj Altin Dumanit “Nuk jam legen si ty”

Jemi të vëmendshëm ndaj denoncimeve për afera të dyshuara për korrupsion nga kushdo që bëhen. Pjesën tjetër nuk kam kohë që t’i ndjek me zë dhe figurë. Unë kam një qëndrim indiferent ndaj deklaratave të tilla. Çdo ditë e jetës sime që kur kam futur këmbët në organin e prokurorisë, është që kujdesem që të zbatoj ligjin.

Sulmet politike nuk parapëlqej t’i komentoj. Jam shumë i ftohtë ndaj këtyre deklaratave politike. Është zgjedhja ime që ti anashkaloj”, - tha Dumani në emisionin “3D me Alban Dudushin” në RTSH. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

Edhe Lushnja e përmbytur e pa drita

Moti i keq ka përfshirë sot pjesën më të madhe të vendit duke shaktuar përmbytje dhe vështirësi në qarkullim. Gjithashtu reshje të shumta me intensitet të lartë...

20:16

Sërish zjarr te fusha e mbetjeve në Vlorë

Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish ditën e sotme nga flakët. Gjithashtu që prej mbrëmjes së djeshme fusha e mbetjeve është përfshirë nga flakët di...

20:13

Lëkundje tërmeti edhe në Shkodër

Një tjetër tërmet është regjistruar pasditen e sotme rreth orës 17:29 në afërsi të Shkodrës, 14 kilometra në verilindje të qytetit. Raportohet se lëkundjet ishi...

20:04

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI