Flash

Kurti: Nuk kanë hequr dorë kurrë nga projekti i Serbisë së Madhe

Lapsi.al 22 November 2024
Kurti: Nuk kanë hequr dorë kurrë nga projekti i Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë së fundmi në një intervistë për mediat zvicerane ka thënë se elita politike në Beograd nuk ka hequr dorë nga projekti i Serbisë së Madhe. Kurti shtoi se Vuçiç thjesht po e mashtron Perëndimin.

“Aspak, Vuçiç thjesht po mashtron Perëndimin. Elita që dominon vendin nuk ka hequr dorë kurrë nga projekti i Serbisë së Madhe. Thjesht quhet diçka ndryshe tani, domethënë ‘Bota Serbe’”. Kjo do të thotë bashkim i të gjithë serbëve në një vend. Kjo do të nënkuptonte shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës”, ka thënë Kurti për gazetën zvicerane NNZ.

Ai shtoi se qëllimi i Serbisë është hakmarrja, dhe Kosova duhet të jetë e përgatitur. Kurti tha se Vuçiç kërkon të bëjë të njëjtën gjë që bëri presidenti i Azerbajxhanit me Kaukazin e Jugut. Sipas Kurtit, Aliyev u përqendrua në zhvillimin e ekonomisë dhe riarmatosi sistematikisht ushtrinë. Më pas kur situata gjeopolitike e lejoi, ai goditi dhe rifitoi zonën.

"Thjesht duhet të dëgjoni me kujdes se çfarë po thotë Vuçiç. Për shembull, kur bëhet fjalë për Kaukazin e Jugut. Në vitin 2023, presidenti serb vlerësoi veprimet e Azerbajxhanit për “kthimin në shtëpi” të Nagorno-Karabakut. Zona shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë në 1991. Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev më pas mori kohën e tij.

Ai u përqendrua në zhvillimin e ekonomisë dhe riarmatosi sistematikisht ushtrinë. Vetëm kur situata gjeopolitike e lejoi, ai goditi dhe rifitoi zonën. Durimi, sipas Vuçiçit, shpërblehet. Kjo është pikërisht ajo që Vuçiç dëshiron të bëjë me Kosovën”, thotë Kurti.

"Ushtron edhe durim strategjik, por synimi mbetet hakmarrja. Ne duhet të jemi të përgatitur për këtë”, shtoi Kurti.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI