Flash

Gjendet thika dhe çanta e autorit të vrasjes tek shkolla "Fan Noli"

Lapsi.al 22 November 2024
Gjendet thika dhe çanta e autorit të vrasjes tek shkolla "Fan

Gjendet thika me të cilën dyshohet se u vra 14-vjeçari Martin Cani të hënën e 18 Nëntorit në kryeqytet, pas një sherri në shkollën "Fan Noli".

Mbrëmjen e së premtes u njoftua se arma e ftohtë është gjetur nga një kalimtar pranë zonës së “Rrugës së Elbasanit”, pranë Gjykatës së Apelit së Tiranës.

Bashkë me armën është gjetur edhe çanta e shkollës e 14-vjeçarit të dyshuar si autor i krimit, i cili sot mori masën e sigurisë "arrest me burg" nga Gjykata. Mister mbetet vetëm celulari i tij.

"Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur në afërsi të shkollës "Fan Noli", ditën e sotme, në afërsi të ATSH-së, në rrugën "Fadil Rada" është gjetur mjeti prerës (thika) që autori dyshohet se ka përdorur gjatë ngjarjes" - thuhet në njoftimin e policisë. 

Gjykata e Tiranës, seksioni i të miturve, dha sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 14-vjeçarin e arrestuar si autor të vrasjes me thikë të Martinit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Edhe Lushnja e përmbytur e pa drita

Moti i keq ka përfshirë sot pjesën më të madhe të vendit duke shaktuar përmbytje dhe vështirësi në qarkullim. Gjithashtu reshje të shumta me intensitet të lartë...

20:16

Sërish zjarr te fusha e mbetjeve në Vlorë

Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish ditën e sotme nga flakët. Gjithashtu që prej mbrëmjes së djeshme fusha e mbetjeve është përfshirë nga flakët di...

20:13

Lëkundje tërmeti edhe në Shkodër

Një tjetër tërmet është regjistruar pasditen e sotme rreth orës 17:29 në afërsi të Shkodrës, 14 kilometra në verilindje të qytetit. Raportohet se lëkundjet ishi...

20:04

Reshjet, vështirësi qarkullimi në Tiranë

Moti i keq ka përfshirë sot pjesën më të madhe të vendit duke u shoqëruar me reshje intensive shiu dhe erë të fortë. Si në cdo herë tjetër edhe Tirana zhytet n...

19:56

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI