Flash

Moti i keq, Policia e Shtetit ka një thirrje për shoferët

Lapsi.al 22 November 2024
Moti i keq, Policia e Shtetit ka një thirrje për shoferët

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje për kujdes të shtuar përdorueve të rrugës nisur nga situata e krijuar nga moti i keq në vend. Policia apelon pë kujdes maksimal për përdoruesit e rrugës. Në njoftim bëhet thirrje për moderim shpejtësie pasi në disa akse rrugore ka prezencë të ujit. Gjithashtu disa nga këshillat e dhëna në njoftim janë si mëposhtë:

Jepini përparësi këmbësorëve dhe respektoni sinjalistikën rrugore;

Mos përdorni telefonin gjatë drejtimit të mjetit dhe vendosni rripin e sigurimit;

Mos kryeni parakalime të gabuara.

Drejtuesit e motomjeteve, biçikletave dhe monopatinave: Të veshin jelek fosforeshent gjatë natës për të shmangur përfshirjen në ngjarje rrugore.

Këmbësorët të tregojnë kujdes maksimal kur kalojnë nga njëri kah i rrugës në tjetrin.

Njoftimi:

Policia e Shtetit

Nisur nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, Policia Rrugore apelon për:

Kujdes maksimal për përdoruesit e rrugës:

Moderoni shpejtësinë, pasi në disa akse rrugore ka prezencë të ujit;

Jepini përparësi këmbësorëve dhe respektoni sinjalistikën rrugore;

Mos përdorni telefonin gjatë drejtimit të mjetit dhe vendosni rripin e sigurimit;

Mos kryeni parakalime të gabuara.

Drejtuesit e motomjeteve, biçikletave dhe monopatinave: Të veshin jelek fosforeshent gjatë natës për të shmangur përfshirjen në ngjarje rrugore.

Këmbësorët: Të tregojnë kujdes maksimal kur kalojnë nga njëri kah i rrugës në tjetrin.

Policia Rrugore është në detyrë për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për t’ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës në nevojë.

Kontributi i të gjithëve është thelbësor për të shmangur aksidentet dhe për të eliminuar vonesat në trafik.

Për çdo problematikë që lidhet me punën e Policisë, telefononi në numrin pa pagesë 112.

Të këshilluara

Edhe Lushnja e përmbytur e pa drita

Moti i keq ka përfshirë sot pjesën më të madhe të vendit duke shaktuar përmbytje dhe vështirësi në qarkullim. Gjithashtu reshje të shumta me intensitet të lartë...

20:16

Sërish zjarr te fusha e mbetjeve në Vlorë

Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish ditën e sotme nga flakët. Gjithashtu që prej mbrëmjes së djeshme fusha e mbetjeve është përfshirë nga flakët di...

20:13

Lëkundje tërmeti edhe në Shkodër

Një tjetër tërmet është regjistruar pasditen e sotme rreth orës 17:29 në afërsi të Shkodrës, 14 kilometra në verilindje të qytetit. Raportohet se lëkundjet ishi...

20:04

Reshjet, vështirësi qarkullimi në Tiranë

Moti i keq ka përfshirë sot pjesën më të madhe të vendit duke u shoqëruar me reshje intensive shiu dhe erë të fortë. Si në cdo herë tjetër edhe Tirana zhytet n...

19:56

Lëkundje tërmeti në jug të vendit

Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më parë në Gjirokastër. Më herët u regjistruan një tjetër lëkundje sizmike me magnitud...

18:48

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI