Flash

Plagosja në Qytetin Studenti/ Arrestohet autori 19-vjeçari

Lapsi.al 22 November 2024
Plagosja në Qytetin Studenti/ Arrestohet autori 19-vjeçari

Është vënë në pranga autori i plagosjes së djeshme në Qytetin Studenti. Ajdin Ajvazi është konfliktuar me Agron Demiraj pranë një lokali në QS, ku sherri ka agravuar në përdorimin e thikës. Si pasojë ka mbetur i plagosur 20-vjeçari Demiraj, i cili është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë është proceduar në gjendje të lirë edhe një 52-vjeçar, nga i cili autori i plagosjes ka blerë thikë.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. A., 19 vjeç, banues në Kamëz, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin E. T., 52 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi A. A., ditën e djeshme, në Qytet Studenti, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se autori i dyshuar e ka blerë mjetin prerës nga shtetasi E. T.", thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Data/ Berisha njofton protestën e radhës

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët ka njoftuar protestën e radhës që do të mbahet nga opozita. Kreu i PD-se ftoi të gjithë qytetar...

13:44

Digjet një banesë dykatëshe në Krujë

Një banesë dykatëshe e pabanuar është shkrumbuar gjatë natës në fshatin Kurcaj në malësinë e Krujës. Zjarrfikësit e Krujës kanë mbërritur në vendngjarje duke...

09:49

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI