Flash

Vrasja e Martin Canit, policia rikthehet në vendngjarje

Lapsi.al 22 November 2024
Vrasja e Martin Canit, policia rikthehet në vendngjarje

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani. Mësohet se grupi hetimor është rikthyer ditën e djeshme në vendngjarje dhe ka sekuestruar pamje nga kamerat e tjera të sigurisë.

Më tej bëhet me dije se sekuestrimi i kamerave të tjera ka ardhur për të identifikuar personat që ndihmuan autorin 14-vjeçar, Mario Përlleshaj për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Dyshohet se ai është ndihmuar nga shokët dhe kushërinjtë e tij por përmes këçyrjes së kamerave pritet të identifikohen bashkëpunëtorët e 14-vjeçarit.

Ngjarja tragjike që tronditi Shqipërinë dhe mbarë opinionin publik ndodhi mesditën e 18 nëntorit, ku një 14-vjeçar u vra me thikë dhe një tjetër u plagos nga një bashkëmoshatar i tyre. Ngjarja ndodhi pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ku pas një sherri që dyshohet se kishte nisur disa ditë më parë, një 14-vjeçar, i arrestuar tashmë, ka goditur disa herë me thikë Martin Canin, plagë të cilat i morën jetën.

Ndërkohë, në rrjetet sociale kanë qarkulluar foto dhe video edhe të autorit të dyshuar para dhe pas ngjarjes. Ai vetëm një ditë para se të kryente krimin, kishte publikuar një video ku tregonte thikën. Ndërsa ditën e ngjarjes, vetëm pak minuta pasi kishte ndodhur, autori kishte publikuar po ashtu një tjetër foto në 'Snapchat' ku tregonte sipas tij 'triumf', me grushtin lart dhe dorën tjetër të gjakosur.

Të këshilluara

Digjet një banesë dykatëshe në Krujë

Një banesë dykatëshe e pabanuar është shkrumbuar gjatë natës në fshatin Kurcaj në malësinë e Krujës. Zjarrfikësit e Krujës kanë mbërritur në vendngjarje duke...

09:49

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI