Flash

Berisha: Të marshojmë në Tiranë kundër këtyre qeveritarëve të pashpirtë

Lapsi.al 23 November 2024
Berisha: Të marshojmë në Tiranë kundër këtyre

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjene e sotme u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e ditës së martë në orën 17:00. Berisha u shpreh se të gjithë qytetarët duhet të mblidhen në marshimin kundër qeveritarëve të pashpirtë.

"Të ngrihemi të gjithë për t’i numëruar ditët këtij regjimi të pamëshirë, këtij regjimi të egër, antishqiptar. Këtij regjimi, i bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve. Këtij regjimi të mercenarëve që nuk kanë ligj, Kushtetutë as moral. Të individëve që deklarojnë se kanë tre apartamente me rrogë shteti. A keni parë ju një specie të tillë njerëzore? Po kush është ai që blen tre apartamente me rrogë? Kujt i dalin rrogat për të blerë tre apartamente? Atyre që lajnë para të pista.

Në qoftë se ne nuk i shuajmë, nuk i heshtim sirenat e mjerimit dhe të varfërisë, Shqipërinë nuk e bëjmë një vend të jetueshëm për shqiptarët dhe ky është kushti i të gjitha kushteve. Një Shqipëri krejt tjetër do jetë projekti ynë. Një Shqipëri krejt tjetër për fëmijët. Një Shqipëri krejt tjetër për studentët, për të rinjtë. Një Shqipëri krejt tjetër në qëndrimin e saj ndaj emigrantëve, bijave dhe bijve të saj. Një mjedis për investimet e tyre, më të favorshmin që mund të imagjinojmë. Shqipërinë po e shkatërrojnë hajdutët e saj, po le të ndahemi prej tyre. Ndaj dhe të bashkohemi të gjithë. Ditën e martë, në ora 5, Tirana e qytetarëve. Tirana e shqiptarëve. Marshim në Tiranë! Marshim në Tiranë kundër këtyre qeveritarëve të pashpirt, kundër këtyre zuzarëve që nuk kanë nder as moral, që nuk ua ndjen për asgjë,që fyejnë dhe poshtërojnë një komb të tërë. Zemërim dhe revoltë. Në këmbë shqiptarë. Është radha jonë. Fitore, fitore, fitore!" tha Berisha.

Të këshilluara

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump në Florida për “çështje të sigurisë globale me të cilat përba...

15:36

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI