Flash

Punonte në lavatriçen e zhavorrit, bie dhe humb jetën 61-vjeçari në Kurbin

Lapsi.al 23 November 2024
Punonte në lavatriçen e zhavorrit, bie dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Kurbin, ku ka humbur jetën një 61-vjeçar i cili po punonte në lavatricen e zhavorrit. Sipas informacioneve nga policia 61-vjeçari është rrëzuar nga një lartësi dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ku ka humbur jetën në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Policia ka shpallur në kërkim tre persona me akuzën për “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasve: ⁠Kastriot Lleshaj, 53 vjeç, dhe ⁠Mark Lleshaj, 59 vjeç, banues në Fushë- Mamurras, Kurbin, (vëllezër) dhe të shtetasit ⁠Ilirjan Xhixha, 58 vjeç,(drejtues teknik) për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi në lavatriçen e zhavorrit në Skuraj, Kurbin në pronësi të dy vëllezërve, shtetasi F. H., 61 vjeç, banues në Milot, Kurbin, ditën e djeshme gjatë punës është rrëzuar nga një lartësi dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në Spital, ku ka humbur jetën në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump në Florida për “çështje të sigurisë globale me të cilat përba...

15:36

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI