Flash

U është refuzuar azili, emigrantët marrin para për t’u larguar nga Gjermania

Lapsi.al 23 November 2024
U është refuzuar azili, emigrantët marrin para për t’u

Mijëra persona, përfshirë ata që u është refuzuar kërkesa për azil, apo ata që kanë pasur pak mundësi të fitojnë azilin, janë ndihmuar financiarisht që të largohen vullnetarisht nga Gjermania këtë vit.

Deri në tetor, 8.263 njerëz janë larguar nga Gjermania dhe janë ndihmuar financiarisht përmes një programi federal.

Qeveria gjermane ka bërë të ditur se emigrantët e varfër mund të financohen për biletë aeroplani, autobusi apo për ndihmë mjekësore përmes një program qeveritar për azilkërkuesit.

Sipas qeverisë, fondet e miratuara për këtë vit për programin shkojnë në më shumë se 8.2 milionë euro. Në përgjithësi, dëbimet janë më të shtrenjta sesa largimet vullnetare.

Leif-Erik Holm, deputet i Parlamentit gjerman, prej partisë të së djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë, ka thënë se shteti “duhet të shfrytëzojë secilën mundësi për t’i bindur azilkërkuesit dhe të huajt tjerë, që duhet të largohen nga shteti, që të veprojnë sa më shpejt ashtu”.

Numri i personave që janë ndihmuar financiarisht për t’u larguar nga vendi është pak më i lartë këtë vit, në krahasim me vitin paraprak./REL

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI