Flash

Vrasja e 14-vjeçarit te shkolla “Fan Noli”, zbardhen detaje të reja

Lapsi.al 23 November 2024
Vrasja e 14-vjeçarit te shkolla “Fan Noli”, zbardhen detaje

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi Shqipërinë më 18 nëntor, pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani me thikë nga bashkëmoshatari i tij.

Autori i dyshuar i vrasjes së adoleshentit ka hedhur çantën e shkollës në çatinë e një godine 1 katëshe në rrugën “Fadil Rada”, pas ATSH-së, brenda së cilës është gjetur thika me të cilën u krye krimi dhe librat e tij të shkollës, por jo celulari i tij.

Dyshohet se hedhja e çantës mbi çati është bërë nga vetë i mituri pasi është larguar me vrap pas sherrit që prodhoi një viktimë dhe një të plagosur rreth 200 metër larg shkollës “Fan Noli”.

Çanta është gjetur në mënyrë rastësore nga banorë të zonës dhe sapo kanë konstatuar thikën, është njoftuar policia.

Blutë pritet të verifikojnë kamerat e sigurisë në zonë për të parë nëse ka pasur ose jo bashkëpunëtorë të tjerë për ta ndihmuar për t’u larguar.

Kujtojmë se të rinjtë u përfshinë në një sherr me thika sapo dolën nga shkolla “Fan Noli” ku studionin. Goditja me thikë në zemër rezultoi fatale për Canin. Dy adoleshentë të tjerë, mes tyre autori mbetën të plagosur. Policia e Tiranës ka arrestuar 15-vjeçarin, autor i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij. I mituri akuzohet për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI