Flash

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, kreu i Listës Serbe konfirmon pjesmarrjen

Lapsi.al 23 November 2024
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, kreu i Listës Serbe konfirmon

Kryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Zllatan Ellek, i ka thënë Radiotelevizionit të Serbisë se pret që partia e tij do të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

Ai ka thënë se pret që Lista Serbe – e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – t’i fitojë 10 vendet e rezervuara për minoritetet në Kuvendin e Kosovës. Sipas raportimeve në disa media serbe, ai pritet të bëjë konfirmimin zyrtar për pjesëmarrje në zgjedhje, më 11 dhjetor.

Në zgjedhjet e ardhshme pritet të garojnë edhe Lëvizja Popullore Serbe e Millija Bishevacit, Partia e Serbëve të Kosovës e Aleksandar Jabllanoviqit, dhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit.

Kjo do të jetë hera e parë që Lista Serbe do të marrë pjesë në një proces zgjedhor në Kosovë, prej vitit nëntorit të vitit 2022, kur serbët patën dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Kjo parti nuk ka marrë pjesë as në dy proceset zgjedhore të mbajtura në katër komunat në veri të Kosovës – të banuara me shumicë serbe – dhe si përfundim ato tani udhëhiqen prej kryetarëve shqiptarë.

Përgjatë paraqitjes në televizionin publik serb, Ellek ka pretenduar se Prishtina kryen provokime ditore kundër serbëve në veri të Kosovës, dhe që po tenton të fitojë pikë politike para zgjedhjeve të shkurtit. Qeveria e Kosovës, në anën tjetër argumenton se po shtrin sovranitetin e saj në pjesën veriore të vendit.

Të këshilluara

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump në Florida për “çështje të sigurisë globale me të cilat përba...

15:36

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI