Flash

Dënohet me 2 vite e 8 muaj burg ish-kryebashkiaku Vangjush Dako

Lapsi.al 25 November 2024
Dënohet me 2 vite e 8 muaj burg ish-kryebashkiaku Vangjush Dako

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite e tetë muaj burg ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Ndërsa, Fiqiri Farruku, Ardian Bulku dhe Fatmir Ejupi u dënuan me nga 2 vite burg, por gjykata ka vendosur pezullimin e dënimit me burg për të tre.

Më herët, Prokuroria e Posaçme kërkoi për Dakon pikërisht 2 vite e 8 muaj burg, pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, në lidhje me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Aktualisht ish-kryebashkiaku i Durrësit ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe nuk është paraqitur vetë në seancë, por përfaqësohet nga avokati i tij Petrit Ismaili.

Avokati Ismaili kërkoi pafajësinë e klientit të tij, ose në rast të shpalljes fajtor, kërkoi pezullimin e dënimit me burg.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI