Flash

Dialogu Kosovë-Serbi/ I dërguari i BE-së: Takimi mes kryenegociatorëve në dhjetor

Lapsi.al 25 November 2024
Dialogu Kosovë-Serbi/ I dërguari i BE-së: Takimi mes

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se takimi i ardhshëm mes kryenegociatorit të Kosovës Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë Petar Petkoviç, do të mbahet në muajin dhjetor.

Lajcak në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se dy javët e fundit kanë qenë produktive dhe me vizita. Ai ka theksuar se është angazhuar në diskutime të rëndësishme mbi dialogun.

“U angazhova në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara. Këto biseda janë kritike në formësimin e punës që po bën ekipi im ndërsa përgatitemi për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në dhjetor. Pres me padurim periudhën e ardhshme”, ka shkruar ai.

Takimi i fundit në nivel të kryenegociatorëve është mbajtur më 24 tetor. Pas takimit, Bislimi tha se nuk ka rezultate për të ecur përpara në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ai e quajti raund të dështuar takimin me Petkoviq të Serbisë, nën ndërmjetësimin e emisarit për dialog të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak.

Ndërkaq, Petkoviç tha se bisedimet kanë qenë të vështira dhe se delegacioni i tij ka insistuar në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Të këshilluara

Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike njëherësh dhe drejtuesi politik i PD-së i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi është paraqitur paraditen e sotme në SPAK....

10:27

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë

Një aksident ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë ku një automjet që po lëvizte me shpejtësi të madhe, ka dalë nga rruga për të përfunduar në kanalin e ujëra...

08:43

Këmbimi valutor, 25 nëntor 2024

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93.2 lekë dhe do shitet me 94.5 lekë. Ndërkohë euro do blihet me 97.9 lekë dhe do shitet me 98...

08:24

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI