Flash

Flet vëllai i të riut australian që u zhduk në Theth: Policia nuk na jep informacione

Lapsi.al 25 November 2024
Flet vëllai i të riut australian që u zhduk në Theth:

Mëngjesin e 13 Tetorit, u nis nga bujtina në Valbonë për të shkuar në Theth, por nuk mbërriti kurrë në destinacion. 28-vjeçari australian Cameron Twiss, rezulton të jetë i zhdukur dhe pa asnjë gjurmë. Teksa lajmi për zhdukjen misterioze të tij ka bërë xhiron e mediave ndërkombëtare, vëllai i tij Stuart Twiss, flet për herë të parë për një media dhe përmes Top Channel bën thirrje për ndihmë.

“Vëllai ka vizituar fillimisht Shkodrën, pastaj në Mal të Zi dhe është kthyer për të vizituar Valbonën. Pastaj ka vendosur të kalojë për në Theth. Është nisur me dy persona të tjerë. Ata kanë vazhduar për në Jezerce ndërsa Cameron ka ndërruar drejtim për në Theth. Nga aty nuk ka me informacion. Unë erdha në Shqipëri, kontaktuam me policinë me grupin e kërkimit të cilët po na ndihmojnë, por nuk ka shumë informacion. Nuk dua të dal në përfundime apo konkluzione sepse kjo është puna e policisë”, - shprehet vëllai i tij.

Ai thotë se ka pasur edhe ai vete një eksperiencë fantastike në Shqipëri dhe këtë shteg e ka bërë kohë me parë.

“Cameron me tha se ishte i kënaqur me pushimet e tij në Shqipëri. Mendoj se nuk ka pasur shumë informacion për rrugën megjithëse aty është një shteg shumë i populluar. Unë e kam bërë vetë kalimin nga Valbona në Theth. Kam kaluar në këmbë aty dhe kam takuar shumë njerëz. Cameron shpesh pëlqente që të eksploronte i vetëm. Ju lutem, na ndihmoni me çdo lloj informacioni dhe kontaktoni policinë. Kërkoj ndihmën e të gjithëve”, - tha më tej Stuart Twiss.

LEXO EDHE: “Daily Mail”: Misteri i zhdukjes së alpinistit australian në Shqipëri

Bledar Jubani, është personi që e ka parë për herë të fundit Australianin në kryqëzimin e shtegut Jezerce – Theth. Për banoret e zonës dhe guidat, alpet janë të paparashikueshme dhe të panjohura por edhe plot me kafshe të egra. Gjatë këtij sezoni turistik në vendin tonë janë zhdukur pa gjurme edhe dy turiste të tjerë, një belg dhe një lituanez. Të gjithë pa guidë dhe pa informacion për terrenin. /TCH

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI