Flash

Ndërhyrje në zgjedhjet 2020, Prokurori kërkon pushimin e çështjes penale ndaj Trump

Lapsi.al 25 November 2024
Ndërhyrje në zgjedhjet 2020, Prokurori kërkon pushimin e

Prokurori i Posaçëm në SHBA Jack Smith ka kërkuar që të pushohet çështja penale ndaj Donald Trump, ku akuzohet për përpjekje për të përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020. Kjo kërkesë vjen pasi ai do të bëhet presidenti i ardhshëm i SHBA. Në dokumentet e reja të paraqitura sot, Smith i tha gjyqtarit se çështja duhet të mbyllet për shkak të politikës së Departamentit të Drejtësisë që ndalon ndjekjen penale të një presidenti në detyrë.

“Si rezultat i zgjedhjeve të mbajtura më 5 nëntor 2024, i pandehuri, Donald J. Trump, do të inaugurohet si President më 20 janar 2025. Ka qenë prej kohësh qëndrimi i Departamentit të Drejtësisë që Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara ndalon aktakuzën federale dhe ndjekjen penale të mëvonshme të një presidenti në detyrë. Ky rezultat nuk bazohet në meritat ose forcën e çështjes kundër të pandehurit," shkruante Smith në dosjen me gjashtë faqe, shkruan BBC.

Kërkesa për të pushuar çështjen e përmbysjes së zgjedhjeve të Trump shënon fundin e një sage të gjatë ligjore pasi Smith iu desh të rikthejë akuzat kundër presidentit bazuar në një vendim të Gjykatës së Lartë që zbuloi se Trump kishte imunitet të pjesshëm ndaj ndjekjes penale. Trump ishte nën akuzë për atë që prokurorët e quajnë komplot për të mos u larguar nga pushteti, që kulmoi me sulmin e mbështetësve të tij ndaj ndërtesës së Kongresit më 6 janar të vitit 2021.

Kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë ka lënë në harresë disa nga çështjet penale kundër tij. Kur Trump fitoi zgjedhjet e 2024 këtë muaj, Smith filloi të ndërmarrë hapa për të mbyllur çështjen e ndërhyrjes në zgjedhje dhe çështjen e dokumenteve të klasifikuara, në të cilën Trump u akuzua për ruajtjen e dosjeve të ndjeshme në resortin e tij në Florida, Mar-a-Lago dhe pengimin e përpjekjeve të qeverisë për t'i tërhequr ato. Trump është zotuar të shkarkojë Smithin sapo të marrë detyrën.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI