Flash

Roy Keane ikën nga intervista e përplaset me tifozin e Ipswich: “Të pres te parkimi”

Lapsi.al 25 November 2024
Roy Keane ikën nga intervista e përplaset me tifozin e Ipswich:
Debutimi te Manchester United i Ruben Amorim fillon me një barazim në shtëpinë e Ipswich. Përfundoi 1-1 sfida e “Djajve të Kuq”, të cilëve nuk u mjaftoi një gol i Rashford. Ish-trajneri i Sporting Lisbonës do të ketë kohë për të punuar me ekipin, por ndërkohë ai që nuk ka dashur të presë asnjë minutë është Roy Keane. Ish-kapiteni i United, tashmë prej kohësh opinionist në Sky Sports, është shpesh i pranishëm në fushat e Premier League, siç ishte edhe në ndeshjen e djeshme. Pikërisht në shtëpinë e Ipswich, pas përfundimit të ndeshjes, ndodhi një incident që ndezi situatën.

Ish-trajneri i Ipswich përballet me tifozin

Legjenda irlandeze e United ka qenë për dy vite trajner i Ipswich, nga viti 2009 deri në 2011, duke fituar vetëm 28 nga 81 ndeshjet e tij. Ai u shkarkua në mes të sezonit 2010/11 kur Ipswich renditej në vendin e 21-të në Championship. Në një video që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet Keane duke lënë tavolinën e Sky Sports dhe duke shkuar drejt vijës anësore, ku po e priste një tifoz. Keane iu afrua dhe filloi të flasë me tone të ashpra, duke gjestikuluar me dorë. Të dy filluan të shkëmbejnë fyerje derisa dëgjohet t'i thotë: “Të pres në parkim.” Keane nuk u intimidua nga ajo “f** you, Keane”* dhe iu përgjigj duke e ftuar tifozin jashtë stadiumit. Dukej si një takim ballë për ballë mes tyre. Në të njëjtën kohë, edhe tifozë të tjerë të Ipswich iu afruan për t’u përballur me ish-trajnerin, duke e sulmuar me fyerje të shumta. Keane iu përgjigj në mënyrë të ashpër, duke u kërkuar të largohen. Situata u përshkallëzua aq shumë, saqë dikush nga produksioni i Sky Sports ndërhyri për ta larguar Keane dhe për të shmangur një përplasje më të madhe.

Keane dhe bezdisja nga jeta si opinionist: “Do të largohem jashtë”

Nuk është hera e parë që ndodh një incident i tillë me Keane. Në të kaluarën, ai ka pranuar se po lodhet nga jeta si opinionist. “Do ta kem të vështirë të vazhdoj kështu për 10 muajt e ardhshëm,” tha ai një vit më parë. “E dua futbollin, por është bezdisëse të ndjekësh ndeshjet, të shkosh në stadium dhe të merresh me tifozët.” Keane e sqaroi më tej situatën: “Disa muaj më parë isha në tribunë dhe dikush më goditi me kokë. Mendoni se më pëlqen kjo gjë? Absolutisht jo.” Ai gjithashtu ka bërë të ditur se planifikon të largohet jashtë vendit në fund të vitit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI