Flash

Shtohen rastet e dhunës/Në Shqipëri, 1 në 3 gra kanë rënë pre e dhunës

Lapsi.al 25 November 2024
Shtohen rastet e dhunës/Në Shqipëri, 1 në 3 gra kanë

Një në tre gra ka përjetuar dhunë gjatë jetës së saj, qoftë kjo fizike apo psikologjike.

Në Shqipëri dhuna ndaj grave është shtuar, referuar kjo rritjes me 8.2% të raportimeve apo denoncimeve të grave të paktën gjatë 9-mujorit të parë të këtij viti.

Në ditën ndërkombëtare të eliminimit të dhunës ndaj grave nisi një tur çiklistik në të gjitha bashkitë për të përcjellë mesazhin “Asnjë justifikim për dhunën ndaj grave dhe vajzave”.

Koordinatorja e përhershme OKB, Fiona McCluney thotë: “1 në 3 gra në të gjithë botën kanë përjetuar dhunë një herë në jetë. Edhe në Shqipëri, një në tre gra ka rënë pre e dhunës.

Në 9-mujorin e parë të këtij viti është vënë re rritje e dhunës. Janë raportuar 4000 raste dhune, një rritje me 8.2 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Dhe ky është një tregues i dhunës në rritje”.

Michele Ribotta e UN WOMEN Albania thotë: “Dhuna në Shqipëri është një shqetësim serioz në të gjithë hapësirën e territorit. Tanimë nuk flitet vetëm për dhunë fizike, por edhe dhunë psikologjike, dhunë online, dhunë në të gjitha format”.

Agjensitë e Kombeve të Bashkuara mbështesin e inkurajojnë qeverinë për zbatimin e ligjit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Denada Seferi, zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tregon: “Nga kjo e hënë nisin 16 ditët e aktivizimit për sensibilizimin e luftës kundër dhunës ndaj grave. Turi çiklistik prej 1140 klm nga veriu në jug simbolizon udhëtimin e përbashkët drejt një shoqërie pa dhunë”.

Të këshilluara

Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike njëherësh dhe drejtuesi politik i PD-së i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi është paraqitur paraditen e sotme në SPAK....

10:27

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI