Flash

Vrasja e Martinit, protestuesit dalin me kërkesa

Lapsi.al 25 November 2024
Vrasja e Martinit, protestuesit dalin me kërkesa

Është mbyllur protesta e sotme përpara Ministrisë së Arsimit, për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Në protestë kanë qenë të pranishëm edhe babai i viktimës, tezja dhe gjyshi i viktimës. Ndërsa babai nuk fliste dot, për shkak të gjendjes së rënduar emocionale, në protestë ka folur gjyshi. Ai tha se do kërkojnë drejtësi deri në fund për Martinin.

Protestuesit thanë ndër të tjera se nëse nuk plotësohen 8 kërkesat e tyre deri të mërkurën, do të bojkotohet mësimi në mbarë shkollat e vendit. Qytetarët protestues kërkojnë ndër të tjera më tepër punonjës social në shkolla, më shumë oficerë policie, më tepër siguri etj. Në këtë protestë ishte edhe aktori i njohur Florjan Binaj, që tha se tubimi sot bëhet që fëmijët në vend të kenë një të ardhme të paqtë.

Në protestë ka qenë i pranishëm ishte dhe gjyshi i Martinit, si dhe babai e tezja e adoleshentit. Gjyshi tha se do kërkojnë drejtësi deri në fund për 14-vjeçarin. Protesta për sot është mbyllur. Protestuesit kanë kërkuar drejtësi për vrasjen e adoleshentit, duke thënë se nëse nuk plotësohen tetë kërkesat e tyre, prindërit dhe nxënësit do të bojkotojnë mësimin të mërkurën.

Një protestues nga Elbasani iu ka bërë thirrje qytetarëve që të bojkotojnë procesin mësimor, nëse nuk ka përgjigje për kërkesat e tyre nga Ministria e Arsimit. Protestuesi kanë kërkuar të shtohen punonjësit socialë në shkolla, të shtohen oficerët e sigurisë etj. Aktori Florjan Binaj tha se protesta është për të ardhmen e fëmijëve. Edhe në këtë protestë është hedhur bojë e kuqe përpara Ministrisë së Arsimit. Protestuesit thanë se ngjyra e kuqe simbolizon gjakun e pafajshëm të Martinit.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI