Flash

Atentati në Dobraç, në pranga personi që vodhi në Durrës mjetin e autorëve

Lapsi.al 26 November 2024
Atentati në Dobraç, në pranga personi që vodhi në

2 janë më parë, në Shkodër është arrestuar personi që vodhi mjetin tip "Range Rover", makinë e cila u përdor nga autorët e vrasjes së 4-fishtë në Dobraç më 30 tetor. "Report Tv" bën me dije se gati 2 javë më parë, Policia e Shkodrës ka mundur që të identifikojë dhe më pas të vendosë në pranga autorin e grabitjes në Durrës. Që nga ajo kohë, është tentuar disa herë që personi i arrestuar të merret në pyetje për të zbuluar se kujt ia kishte shitur mjetin e vjedhur. Por më kot! Në asnjë moment i prangosuri nuk ka pranuar që të flasë dhe t'i japë Policisë së Shtetit informacion.

Dëshmia e tij, konsiderohet kyçe për policinë e Shkodrës dhe prokurorët e SPAK që po hetojnë çështjen.

Mjeti rezultoi të ishte vjedhur dhe denoncuar nga pronarët më 17 prill të këtij viti në një nga lagjet e Durrësit. Që nga prilli, mjeti ishte mbajtur i fshehur, për t'u nxjerrë vetëm 7 muaj më pas, në mëyrë që të përdorej për vrasjen. Më pas, makina u dogj në një nga fshatrat rreth Shkodrës.

Aktualisht, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë 'në duar' për të hetuar masakrën e Dobraçit pasi Prokuroria e Shkodrës ka dyshime të forta se atentati është porositur, organizuar dhe finalizuar nga një grup kriminal. Në ngjarjen e ndodhur në 30 tetor, Hamza Lici humbi jetën në timon për shkak të një plumbi që mori në zemër, ndërsa makina e tij përplasi një motoçikletë me të cilin udhëtonin çifti Flutura dhe Bashkim Basha. 66-vjeçarja humbi jetën në vend nga përplasja, ndërsa i shoqi ndërroi jetë të dielën në spitalin e Shkodrës. Në mjet bashkë me Licin ishte dhe Arlind Bushati, i cili ndërroi jetë gjithashtu në spital disa orë pas ngjarjes për shkak se kishte marrë një plumb në kokë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 26 nëntor 2024

Në tregun e këmbimit valutor, sot më 26 nëntor 2024, euro blihet me 97.9 lekë dhe shitet me 98.6 lekë. Një dollar blihet me 93.2 lekë dhe shitet me 94.4 lekë. ...

08:52

Parashikimi/ Mot i acartë, por me diell

Këtë të martë pritet të kemi mot të kthjellët dhe të ftohtë, por me diell. Më të theksuara kthjellimet paraqiten në vijën bregdetare. Vranësira të pakta do të k...

07:38

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI