Flash

Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Trump

Lapsi.al 26 November 2024
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të

Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump në janar, tha Shtëpia e Bardhë të hënën, duke e quajtur atë një "angazhim ndaj vlerave tona demokratike" pavarësisht se zoti Trump nuk kishte qenë i pranishën në ceremoninë e betimit të Presidentit Biden në 2021.

Presidenti i atëhershëm Donald Trump refuzoi të merrte pjesë në inaugurimin e zotit Biden në vitin 2021, pasi pretendoi në mënyrë të rreme se zgjedhjet, që i fitoi zoti Biden, ishin të manipuluara dhe përsëriti këto akuza në një tubim në Uashington, para se një pjesë mbështetësve të tij të sulmonte Kapitolin.

"Presidenti premtoi se do të merrte pjesë në inaugurimin e kujtdo që të fitonte zgjedhjet", tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Andrew Bates para gazetarëve.

“Ai dhe Zonja e Parë do ta mbajnë premtimin dhe do të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit”.

Zëdhënësi Bates shtoi: "Ai e sheh këtë si një demonstrim të rëndësishëm të përkushtimit ndaj vlerave tona demokratike dhe për nderimin e vullnetit të popullit, ndërsa ne vazhdojmë të ofrojmë një tranzicion të rregullt dhe efektiv."

Pavarësisht se në mënyrë të përsëritur e cilësoi Trump si një kërcënim për demokracinë gjatë fushatës së zgjedhjeve të këtij viti, demokrati Biden ka vendosur t'i sigurojë Trumpit një tranzicion të qetë edhe pse republikani Trump ia mohoi atij këtë.

Presidenti Biden e ftoi Presidentin e sapozgjedhur Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë një javë pas zgjedhjeve të 5 nëntorit, në të cilat ai fitoi ndaj rivales demokrate, Nënpresidentes Kamala Harris.

Biden, 82 vjeç, u tërhoq nga gara për një mandat të dytë në korrik dhe mbështeti Nënpresidenten Harris pasi një paraqitje katastrofike në debatin me zotin Trump shkaktoi frikë tek demokratët për moshën dhe shëndetin e tij mendor./ VOA

Të këshilluara

Parashikimi/ Mot i acartë, por me diell

Këtë të martë pritet të kemi mot të kthjellët dhe të ftohtë, por me diell. Më të theksuara kthjellimet paraqiten në vijën bregdetare. Vranësira të pakta do të k...

07:38

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI