Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

"Bllokohen rrugët", Këlliçi tregon si do të veprojë opozita në protestën e sotme

Lapsi.al 26 November 2024
"Bllokohen rrugët", Këlliçi tregon si do të

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, foli sot lidhur me protestën e opozitës që do të mbahet sot në kryeqytet.

Protesta pritet të nisë në orën 17:00 dhe të përfundojë në orën 20:00, ndërsa siç është paralajmëruar nga PD do të bllokohen disa rrugë në Tiranë.

Këlliçi tha se protesta e sotme është akti i tretë i mosbindjes civile dhe se sot është radha e Tiranës.

Sipas tij kryeqytetasit kanë nevojë për ndërgjegjësim.

Këlliçi iu referua edhe vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, ndërkohë që tha se PD ka dërguar një njoftim zyrtar edhe në polici të shtetit në raport me aksionin e opozitës për ditën e sotme lidhur me bllokimin e rrugëve.

"Siç jeni njoftuar është çuar një njoftim zyrtar edhe në polici të shtetit në raport edhe me aksionin e opozitës ditën e sotme. Do të bllokohet qarkullimi i automjeteve edhe pse për hir të së vërtetës Tirana është e bllokuar në trafik në këtë orar nga ora 3 deri në orën 6. Protesta do ndërgjegjësoje qytetarët. Është akti i tretë i mosbindjes civile.

Është hera e parë që bllokohet Tirana. Është e nevojshme ndërgjegjësimi i kryeqytetasve, përfshirë vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani të cilin prindërit e dërguan në shkollë. Kambanë alarmi për shoqërinë shqiptare nuk është aspak çështje politike. Nuk e meriton asnjë familje shqiptare t’i vijë me arkivol në shtëpi fëmija që e ka çuar në shkollë.

E shoh si alarm ndaj shoqërisë. Shtuar këtu që sot kanë dalë të dhëna se ka pasur edhe persona të tjerë të përfshirë në rast dhe janë fshehur pasi prindërit e tij janë njëri hetues tjetri punon në SPAK në administratë. Heronjtë tanë fshehin vrasësit e fëmijëve tanë. 

E paimagjinueshme lajmi i mbrëmshëm që një ish-gjyqtare ka porositur vrasjen enjë gazetari që ka nxjerrë fakte kundër saj." - u shpreh Këlliçi në studion e News 24.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI