Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Kursimet në lekë rriten 10-fish më shumë se ato në euro

Lapsi.al 26 November 2024
Kursimet në lekë rriten 10-fish më shumë se ato në euro

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë konfirmojnë edhe një herë rritje të kursimeve në bankat e nivelit të dytë. Konkretisht, në muajin Tetor të këtij viti vlera e tyre arriti në 1.336 trilionë lekë nga 1.333 trilionë lekë që ishin në muajin paraardhës. Shuma e kursimeve totale të tetorit vlerësohet të jetë më e larta gjatë këtij viti.

“Scan Intel” ka anlizuar shifrat për të kuptuar trendin e kursimeve sipas monedhës. Në muajin e dhjetë të këtij viti janë “hequr mënjanë” nga individët dhe bizneset rreth 604 miliardë lekë. Ndërsa vlera e depozitimeve në euro arriti në 7.5 miliardë.

Por si kanë ndryshuar depozitat në lekë dhe euro brenda një viti? Krahasuar me të dhënat e tetorit të vitit të kaluar, depozitat në monedhën vendase janë rritur me 10.4% ndërsa kursimet në valutë të huaj kanë pësuar një rritje minimale me 0.9%. Ndërsa në vlerë absolute prirja e kursimeve luhatet në drejtime të kundërta.Konkretisht, përllogaritet një rënie e kursimeve në euro me 2.7 miliardë, ndërsa ato në lekë u rritën me 56 miliardë lekë.

Statistikat monetare tregojnë se nëse i analizojmë sipas kategorisë, bizneset janë ato që kanë depozituar më shumë para në institucionet financiare, duke kontribuar kështu ndjeshëm në rritjen totale. Vetëm në Tetor këto të fundit kursyen më shumë se 90 miliardë lekë.

Gjatë periudhës 10-mujore të këtij viti, muajt Shkurt, Mars dhe Prill kanë shënuar nivelin më të ulët të depozitave. Megjithatë, në muajt pasues ka pasur një tendencë rikuperimi, sidomos për kursimet në lekë. Këto të dhëna nënvizojnë besimin e shtuar të qytetarëve dhe bizneseve në sistemin bankar dhe stabilitetin financiar të vendit./Scan

Të këshilluara

Aksident në aksin Elbasan-Peqin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Vidhas. Sipas informacioneve janë përplasur dy makina, ndërsa e...

17:53

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI