Flash

Analizat e Suel Çelës për emisionin Opinion, "Klod Lala s'merr lek"

Lapsi.al 27 November 2024
Analizat e Suel Çelës për emisionin Opinion, "Klod Lala
Ndërsa gazetarët më në zë të Tiranës përpiqen t'i bëjnë rezistencë presioneve të politikës, disa nga kriminelët më të rrezikshëm në vend kanë arritur t'u imponohen studiove televizive përmes një skenari që e përgatisnin para emisionit me të ftuarit, që komentonin ngjarjet kriminale në vend. Disa prej tyre, thuhet në SKY ECC, paguheshin për ta folur sa më shumë një personazh apo një ngjarje, të tjerë për të heshtur. Në dosjen e përgjimeve të SPAK për bandën e Elbasanit, në bisedat mes kreut të bandës së Elbasanit Suel Çela dhe Artan Hoxhës, dalin komunikime për atë që pritet të ndodhë në studiot televizive në darkë, sipas skenareve që thur Suel Çela në SKY ECC. Kështu, në një komunikim në datën 6 shkurt të vitit 2020, Suel Çela i lë porosi një mikut të tij, të ndjekë se çfarë do të ndodhë në darkë në Opinion sepse do të jetë "flakë" dhe se do të ketë "gjëra interesante" [caption id="attachment_961957" align="alignnone" width="2116"] Çela porosit Klaus Matishin "Shiko Opinion sot"[/caption] Synimi i Suel Çelës sipas SPAK ishte që të krijojë në opinionin publik idenë se rivalët e tij kishin lidhje politike, ishin shumë të fuqishëm dhe mund të manipulonin gjykatën dhe prokurorinë. Meraku i tij ishte përpejtimi i dënimit për Ardjan Çapjan, ardhja sa më shpejt në Shqipëri e Ervis Bardhit, një i penduar i drejtësisë që ishte fatal për rolin e Çapjas në një vrasje të dyfishtë në Elbasan. Në emisionin Opinion, Artan Hoxha publikoi foton ku Edi Rama ishte me Ardjan Çapjan, siç ishte parashikuar dhe pas kësaj Suel Çela shfaqet shumë i lumtur, duke bërë edhe komentet e rastit. “K**rva bën si Ismail Qemali” inati i Suel Çelës me Ramën se takoi Ardjan Çapjan Biseda në SKY ECC e miqve të Suel Çelës: Balla na do për vota! Për t'u vënë në dukje është se nga bisedat e Suel Çelës në SKY ECC rezulton se ai ka shpërndarë para dhe "kafe" për një grup gazetarësh të njohur të kronikës së zezë, por për Klodiana Lalën e News24 thotë se "smerr lek".
Me pas ne orên 20:33, Marjus Lulaj komunikon serish me shtetasin Klaus Matishi t® cilit i shkruan "..po e shef opinjon... hahahaha.prred e.trim asht...ded. klodjana esht ....smerr lek...". Nga permbajja e kesaj bisede Marjus Lulaj ben nje krahasim midis gazetareve Klodiana Lala dhe Artan Hoxha per te cilin shprehet se eshte trim, ndersa per Klodiana Lalën thote se nuk merr para. Biseda me Klaus Matishin vijon te zhvillohet ne kontekstin e emisionit "Opinion", pasi Marjus Lulaj shprehet se i ka dërguar mesazh Artan Hoxhes me permbajje"..ja shkrujta qe ka ndeit per drrek ne resort univers e skan pagu... po se ka pa tel...kaloj tani...se ban mu te nderhy jasht temes...e mbaiti 50 min punen e fotos... prredh shkoi.."

Prekë Kodra, qitësi me sedër që plagosi Çapjan: Më mirë të më kapnin, se gabova!

Biseda në SKY ECC e miqve të Suel Çelës: Balla na do për vota!

SPAK ka ngritur akuza për dy gazetarë, Artan Hoxhën dhe Elton Qynon, që sipas përgjimeve kanë marrë para nga banda për të bërë lajme apo komente të ndryshme në lidhje me situatën e krimit në Elbasan. Por edhe pse ka zbardhur të gjitha përgjimet ku del roli i Hoxhës dhe Qynos, SPAK ka fshehur mesazhet në të cilat dalin lidhjet politike të bandës.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI