Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

"Do të të çoj te Ravigu" shembulli me të cilin kërcënonte Suel Çela

Lapsi.al 27 November 2024
"Do të të çoj te Ravigu" shembulli me të cilin

Në bisedat e zbardhura të SKY ECC, përmendet vazhdimisht "Ravigu" emri i avokatit të vrarë Ravik Gurra, i cili u ekzekutua në një atentat në Elbasan. Ravik Gurra ishte avokat i familjes Çapja dhe gjatë komunikimit të Suel Çelës dhe miqve të bandës së tij emri i avokatit të vrarë përmendet për të kërcënuar avokatin që e zëvëndësoi në mbrojtje të Çapjave.

I tillë është rasti kur avokati i Çapjave i quajtur Aldo Shkëmbi i ka dërguar një mesazh gjyqtares Pajtime Fetahu dhe ajo ankohet te Suel Çela, e trembur se do të përfundojë sërish në emisionin Stop në Tv Klan.

Biseda në SKY ECC e miqve të Suel Çelës: Balla na do për vota!

“K**rva bën si Ismail Qemali” inati i Suel Çelës me Ramën se takoi Ardjan Çapjan

Por Çela që në SKY ECC ka pseudonimin S.S e thërrët avokatin Aldo Shkëmbi dhe i thotë të mos përcjellë kërcënimet e Çapjave, përndryshe i thotë "do të të çoj te Ravigu".

Pjesë nga dosja e përgjimeve të SPAK

Më date 26.06.2020, Xhino Roka komunikon me Klaus Matishin, te cilit i tregon që bashke me "ss", Marjus Lulaj, kanë takuar avokatin Aldo Shkembi dhe e kane porositur duke i bere presion qe te bënte vetem punen e avokatit dhe jo kercenime, se kercenimet nuk jane pune e avokatit. Xhino i tregon që avokatit Aldo Shkembi i ka folur Marjus Lulajt duke i thene qe bën punën e avokatit ose per ndryshe do e dergoj tek "raviku" duke ju referuar shtetasit Ravik Gurra i vrarë ne vitin 2019.

Xhino Roka shkruan, ". ... Ke tfala shum nga aldo shkembi... Hahah Haha... E thirrem te puna... Erdhi... Ja tham ca llafe... Me te qet... Baj punen tha... Sa ke ba punen ste ka lujt njeri... Po kercenimet sjan pjes e avokatit... Te iki lenci vet i thash te flasi pse te con ty... Baj avokatin i tha ss ose do tcoj te raviku... Pastaj e qecum... Dhe i tham do te themi po patem nevoj per avokat... Mi tha me thoni... Punen do baj... Dhe atyre ja kam sgaru qe ju kam cuna lagje... Kam hang buk... Ti fusim xixat zemra... Po pse menon e ban ate pun? Ai nuk esh! budalla... Se i bi ti ze venin atyre... Ska shanc... Tjesh i sigurt... Se e pam ne tv... Tavolin... Nuk mohoj asigja... Bat mir qe me that... Dhe smerem ma me kto pun... Do pys mir si esht situata...

Zemra Ai erdhi se implikon veten direkt Po mos vinte... Dhe kto llafe ska per tja than katnarve...

Ta kesh sigurt... Se i bi thahet pal... Nuk u trem shum... Normal tension ishte... Po jemi cuna lagie... Un mund tjem dhe avokati juj... Kjo linj... E kishte le qart nkok... Kur e thirrem nuk u vonu fate... Fare... 20 min ishte ktu... Kshu qe ska pas koh te iki te flasi... E thirri jusi... Ne tel...

Po kto gjana... Rreth ktyre... Normal fare... Un ss dhe dupi... Mu sme njofte ai... Njifte... Ma mir kshu... Jo ta thrasesh ta shash... I fusim xiat katunarve... Ska shanc... Po ska per ti tregu zemra... Me ngio mu ca te them..."

Ravik Gurra u vra në 18 korrik 2020 në Elbasan. Ai njihej si avokati, i cili ndër vite kishte përfaqësuar në gjykatë “të fortët” e botës së krimit. Gurra ka mbaruar fakultetin e drejtësisë në Tiranë, ndërsa në vitin 1998 kishte emigruar në Angli.

50-vjeçari ka punuar atje si përkthyes në gjykata, Ministrinë e Emigracionit dhe polici. Në kohën kur ka jetuar në Mbretërinë e Bashkuar, Ravik Gurra ka studiuar për avokati.

50-vjeçari kishte shtetësi britanike dhe jetonte ne Lindje të Londrës bashkë me familjen.

Ai ishte babai i dy vajzave, të cilat jetojnë dhe studiojnë në Angli. Avokati Gurra ka jetuar mes Londrës, ku kishte familjen dhe Elbasanit, ku shpeshherë vinte për t’u kujdesur për nënën e sëmurë.

Ai banonte në një shtëpi 2- katëshe në afërsi të vendit ku u ekzekutua. Gurra ka përfaqësuar në gjykatë shumë të pandehur, por 3 janë çështjet më të forta që ka mbrojtur.

Bëhet fjalë për grupimin “Hakmarrja për drejtësi”, Emiljano Shullazin dhe Endrit Zelën, si dhe disa anëtarë të grupeve kriminale në qytetin e Elbasanit. Hasmëria midis grupeve rivale këtë qytet dyshohet të jetë edhe shkaku i ekzekutimit të avokatit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI