Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Komisioni "Xhafaj", gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve për korrupsionin me pronat

Lapsi.al 27 November 2024
Komisioni "Xhafaj", gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve

“Garantimi i të drejtës së pronës dhe lufta kundër korrupsionit në sektorin e pronave” ishte tema e tryezës së nëntë të organizuar nga ekspertët e atashuar pranë Komisionit të Posaçëm, për konsultimin e draftit dhe finalizimin e Dokumentit Analitik mbi situatën aktuale në fushën e mirëqeverisjes, antikorrupsionit dhe sundimit të ligjit.

Nën moderimin e Prof. Asoc. Dr. Nadia Rusi, pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës u diskutuan gjetjet dhe sugjerimet e ekspertëve lidhur me problematikat dhe sfidat që has çështja e pronave në Shqipëri, garantimi i së drejtës së pronës, si dhe u propozuan një sërë masash konkrete të nevojshme për forcimin e integritetit dhe parandalimin e korrupsionit në sektorin e pronave.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga institucionet shtetërore, agjencitë ligjzbatuese, universitetet publike e jopublike, shoqëria civile, organizatat e biznesit, grupet e interesit, si dhe disa anëtarë të Komisionit të Posaçëm. Të pranishëm ishin edhe kryeministri z.Edi Rama, ministri i Shtetit dhe kryengociatore znj.Majlinda Dhuka, si dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z.Arbjan Mazniku. E po kështu morën pjesë edhe ekspertë dhe përfaqësues të huaj të atashuar pranë Komisionit nga: Zyra e Këshillit të Europës, Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Greqisë etj si dhe ekspertë të programeve të asistencës të BE e SHBA etj

E drejta e pronës

Prezantimi i gjetjeve kryesore të analizës së ekspertëve lidhur me “Garantimin e së drejtës së pronës”, u bë nga znj.Rusi, e cila ndau me të pranishmit një panoramë të plotë të situatës aktuale të së drejtës së pronës, problematikat e hasura dhe përpjekjet e bëra nëpërmjet një agjende reformash që synojnë përmirësimin e kuadrit ligjor dhe administrativ të pronësisë.

Sipas ekspertëve pavarësisht përparimeve të rëndësishme në fushën e të drejtës së pronës, sfida si mosmarrëveshjet për pronat, ekzistenca e të drejtave të paformalizuara mbi pronën, numri i konsiderueshëm i kërkesave të pashqyrtuara për njohjen dhe/ose kompensimin e pronave të shpronësuara, si dhe infrastruktura e pamjaftueshme mbeten ende problematike.

Ndër gjetjet e ekspertëve është fakti se ende nuk ka përfunduar regjistrimi fillestar i zonave kadastrale, çka do të luante një rol kyç në garantimin e të drejtave të pronarëve, rritjen e sigurisë juridike për individët dhe investitorët, duke ndihmuar në parandalimin e konflikteve ligjore dhe abuzimeve. Një problem tjetër i rëndësishëm i konstatuar nga ekspertët është mbivendosja e pronave në regjistrat dhe hartat kadastrale, një fenomen ky i shkaktuar nga regjistrimet e pasakta të së kaluarës dhe mungesa e standardizimit. Për pasojë, rreth 80% e të dhënave kadastrale vlerësohen të kenë nevojë për përmirësim. Kjo situatë ka krijuar konflikte dhe vonesa në ekzekutimin e vendimeve. Pavarësisht arritjeve të shënuara për digjitalizimin e shërbimeve, ekspertët gjykojnë se ASHK duhet të jetë më transparente, si dhe nevojitet të miratojë një Udhërrëfyes gjithëpërfshirës për planifikimin e politikës së digjitalizimit të të dhënave kadastrale dhe procesit të regjistrimit fillestar, të shoqëruar me një plan financimi për përmbylljen e këtyre proceseve në afatet e parashikuara.

Në analizë ekspertët vlerësojnë se ligji nr. 20/2020 ka përcaktuar vitin 2028 si afatin përfundimtar për përmbylljen e të gjitha proceseve kalimtare të pronësisë, por duke marrë parasysh kohën e mbetur, burimet e disponueshme, si dhe kompleksitetin e çështjeve, përmbyllja e tyre brenda këtij afati përbën një sfidë të konsiderueshme. Lidhur me procesin e njohjes dhe kompensimit të pronave, ekspertët gjykojnë se nevojitet të shtyhet afati për vlerësimin financiar të vendimeve të kompensimit dhe trajtimin e kërkesave për njohje pronësie, i cili përfundon në dhjetor 2024.

Një drejtim tjetër ku sipas ekseprtëve nevojitet të merren masa të mëtejshme është monitorimi efektiv i ekzekutimit të vendimeve gjyqësore dhe administrative, veçanërisht atyre që lidhen me kompensimin e ish-pronarëve. Në përputhje me rekomandimet e BE-së, ekspertët vlerësojnë se shihet me rëndësi rishikimi i kuadrit ligjor mbi investimet dhe garantimi që procesi i shpronësimit publik të shoqërohet nga një kompensim i drejtë. Nga ana tjetër sugjerojnë që të thjeshtohen procedurat për verifikimin e dokumentacionit të pronës; përmirësim të aksesit për grupet vulnerabël të qytetarëve në platformën e-Albania; miratimi i një politike mbi tokën e cila do të adresojë çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me menaxhimin e tokës, administrimin, planifikimin si dhe masat e nevojshme administrative, buxhetore dhe koordinuese për fillimin e zbatimit të saj.

Parandalimi i korrupsionit në sektorin e pronës

Paneli i dytë trajtoi gjetjet kryesore të analizës së ekspertëve lidhur me “Parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit në sektorin e pronave”, të cilat u prezantuan nga Prof. Dr.Nada Dollani, nga Qendra A.L.T.R.I. Duke iu referuar Progres Raporteve të Komisionit Evropian, përfshirë edhe Raportin e fundit të progresit 2024, si dhe raportet e aktorëve të tjerë ndërkombëtare, ekspertët vlerësojnë se janë ndërmarrë disa hapa pozitive në luftën kundër korrupsionit, siç është digjitalizimi i proceseve dhe shërbimeve, megjithatë theksojnë se disa sektorë, siç janë pronat, vijojnë të konsiderohen sektorë të rrezikuar nga korrupsioni.

Në analizën e kryer, ekspertët vlerësojnë se një nga masat për forcimin e integritetit dhe parandalimin e korrupsionit në sektorin e pronave është hartimi i një strategjie që përfshin vlerësimin e rrezikut sektorial të korrupsionit, analizën e proceseve për të identifikuar dobësitë dhe zhvillimin e një plani të masave për zvogëlimin dhe parandalimin e korrupsionit. Ekspertët gjykojnë se në sektorin e pronave, është i nevojshëm përshpejtimi i digjitalizimit të të dhënave kadastrale dhe përditësimi i sistemit për të eliminuar mbivendosjet dhe të dhënat e pasakta.

Masa të tjera të sugjeruara nga ekspertët në parandalimin e korrupsionit në këtë sektorë janë: rritja e kapaciteteve për integritet në sektorin e pronave përmes hartimit të një programi të posaçëm trajnimi për punonjësit e Kadastrës dhe punonjësit e administratës publike; gjurmimin elektronik të regjistrimit, rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe njohurive të tyre mbi mënyrat e denoncimit të korrupsionit; nxitjen e mekanizmave të sinjalizimit; si dhe hartimin e një strategjie konkrete për rritjen e transparencës, çka do të ndihmonte për ndërtimin e besimit publik dhe përmirësimin e efikasitetit.

Diskutimet

Kryeministri z.Edi Rama vlerësoi punën e ekspertëve të pavarur të atashuar pranë komisionit të posaçëm, opinionet dhe sugjerimet e tyre dhe theksoi se Kuvendi duhet të bëhet epiqendra e një ndërveprimi intensiv, që duhet të vazhdojë deri në momentin kur Shqipëria do të anëtarësohet në BE. Kryeministri nënvizoi se Komisioni i Posaçëm është një instrument i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm për suksesin e vendit në procesin e anëtarësimit, që do të shërbejë për koordinimin e institucioneve që përfaqësojnë tre pushtetet dhe garantimin e llogaridhënies në përmbushjen e detyrimeve në procesin e integrimit. Teksa vlerësoi punën e bërë deri tani në lidhje me legalizimet, Kryeministri Rama theksoi nevojën për të plotësuar të gjitha kriteret e BE-së lidhur me pronën. “Nëse ne i zbatojmë si duhet këto detyra ky shtet do të jetë një shtet me standardet e BE. E mira e këtij procesi është se ne nuk do të çojmë Shqipërinë në Bruksel, por do të fusim Europën në Shqipëri në të gjithë gjymtyrën e shtetit dhe shoqërisë, duke garantuar lirinë individuale në të gjitha aspektet, sundimin e ligjit në të gjitha aspektet dhe duke garantuar procesin demokratik në të gjitha aspektet. Këto janë tre gjëra që nuk i bën dot askush për ty. Vetëm në këtë proces mund të bëhen në kohë”, nënvizoi z.Rama.

Gjatë diskutimeve, z.Luan Bregasi, president i “Biznes Albania” vlerësoi rëndësinë e tryezës për trajtimin e çështjes së pronave dhe problematikave që mbart ndër vite duke krijuar problem dhe për biznesin, masat e ndërmarra për dixhitalizimin e shërbimeve, si dhe sugjeroi nevojën për rritjen e kapaciteteve administrative dhe profesionale të ASHK, rishikimin e akteve nënligjore për të mundësuar administratën t’ju jap zgjidhje problematikave të hasura.

Znj. Lorena Goxhobelli, drejtoreshë e Përgjithshme e ASHK informoi mbi problematikat e mbartura dhe masat e ndërmarra për plotësimin e kuadrit ligjor, digjitalizimin e të dhënave kadastrale, ofrimin on-line të shërbimeve, çka ndikojnë në ngritjen e ngrehinës së një institucioni efikas, transparent dhe në shërbim të qytetarëve.

Znj. Elona Saliaj, drejtuese e Shoqatës së Trajnimit të Noterëve, solli në diskutime ndryshimet e shpeshta të legjislacionit mbi pronat, nevojën për trajnime të stafit të ASHK për unifikimin e përgjigjeve, nevojën për regjistrimin e një historiku të pronës dhe nxjerrjen e akteve nënligjore, të cilat mundësojnë zbatimin e mirë të ligjeve, kontrollin dhe trajnimet e vazhdueshme.

Z.Reinaldo Pipiria. Drejtor Ekzekutiv i NAREA solli në diskutime nevojën e regjistrimit të pronave, aksesimin e database nga profesionistët e rregulluar, hartimin e politikave fiskale të qëndrueshme sepse ndikon në dekurajimin e korrupsionit, si dhe ofroi mbështetjen e NAREA për të bashkëpunuar me eskpertët e komisionit të posaçëm.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z.Arbjan Mazniku, gjatë diskutimeve kërkoi që bashkitë të regjistrojnë pronat që kanë në pronësi, çka do të jetë një hap i rëndësishëm që do të çlirojë potenciale të reja zhvillimi për ekonomitë lokale. Z.Mazniku u ndal dhe tek puna që po bëhet për draftimin e ligjit për bashkëpronësinë dhe impaktin që do të ketë për përditshmërinë e qytetarëve.

Znj.Arta Vorpsi, pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, solli në diskutime faktin se garantimi i së drejtës së pronësisë në Shqipëri garantohet falë një kuadri të plotë institucional dhe kushtetues, ndaj është e panevojshme për ndryshime të reja të kuadrit ligjor. Sipas saj dy problematikat më të hasura për pronat në Shqipëri janë: siguria juridike dhe zbatimi i vendimeve gjyqësore, për të cilat vlerësoi se mund të marrin zgjidhje falë përfundimit të procesit të digjitalizimit, zhdrëvjelltësia e organeve ligjzbatuese, si dhe rritja e kapaciteteve profesionale të administratës së ASHK.

Znj.Aida Hoxha, përfaqësuese e Dhomës Kombëtare të Noterisë, vlerësoi vendosjen e standarteve falë ndryshimeve në ligjin për noterinë dhe Kadastrën, çka ka ndikuar në rritjen e ndërveprimit dhe lehtësimin e shërbimeve për qytetarët, si dhe theksoi nevojën e rritjes së transparencës, çka do të ndikojë dhe në rritjen e besimit të qytetarëve.

Znj.Ilda Zhaloshnja, zëvendëskryetare e Bordit Drejtues të NAREA, solli në diskutime nevojën e rritjes së transparencës, lejimit të aksesit të përfaqësuese të agjencive të pronave imobilare në regjistrat e pronave apo sistemet e ASHK, si dhe solli nevojën për trajtimn e problematikave të hasura në regjistrimet e pronave për shkak të falimentit të ndërtuesit.

Në përfundim të diskutimeve, anëtari i Komisionit të Posaçëm, z.Toni Gogu falënderoi ekspertët për punën e bërë dhe ftoi pjesëmarrësit në tryezë të përcjellin propozimet për trajtimin e sfidave apo problematikave të hasura. Përmbledhjen ekzekutive të analizës së ekspertëve mbi çështjen e pronave e gjeni në faqen web të Komisionit të Posaçëm www.masl.al

Të këshilluara

Kapet në doganë një Ferrari me plumba

Në vendkalimin kufitar Bozaj (Hani i Hotit) nga policia malazeze është arrestuar shtetasi i Maqedonisë së Veriut, Z. N. Në pikën kufitare Bozaj, nga ana e pu...

18:46

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI