Flash

Milan, rrjetet sociale ekzaltohen për golin e pësuar: 10 lojtarë në zonën e Slovan

Lapsi.al 27 November 2024
Milan, rrjetet sociale ekzaltohen për golin e pësuar: 10 lojtarë

Goli i pësuar nga Milan në pjesën e parë të sfidës së Champions League të zhvilluar në shtëpinë e Slovan Bratislava shkaktoi një reagim të fuqishëm në rrjetet sociale. Gol i Barseghyan në minutën e 23’ nxori në pah një boshllëk të jashtëzakonshëm të mbrojtjes kuqezi, ku 10 lojtarë ishin në zonën kundërshtare gjatë një goditje këndi në favor. Nga një goditje e Chukëueze e bllokuar nga mbrojtja vendase, filloi kundërsulmi i Slovan, me vetëm Reijnders që provoi, pa sukses, të ndjekë kundërshtarin.

Pamjet e golit janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale: shumë komente ironike, ndërsa tifozët e Milan nuk kanë kursyer kritikat. Objektivi kryesor i kritikave ka qenë kryesisht Paulo Fonseca. Ajo që bie më shumë në sy është mungesa e ashtuquajturave ‘preventiva’, me Barseghyan që arriti të dalë i vetëm përpara Maignan.

Lexo më tej: Video/ Milan-Juve çfarë zhgënjimi: pak goditje e asnjë emocion për 0-0 më të shëmtuar

Pikërisht mbi këto preventiva është fokusuar Paulo Fonseca në fund të ndeshjes: "Janë gjëra të vështira për t'u shpjeguar. Për goditjet e këndit, kemi tre lojtarë mbrapa, ndoshta sepse mbrojtësit që ishin sot nuk kanë luajtur shpesh bashkë këtë sezon. Është një çështje leximi, jo një çështje qëndrimi. Në pjesën e parë, kur e lejuam Slovan të dilte, ishte një çështje e mbrojtjes: ishim shumë larg me mbrojtësit dhe ata ishin gjithmonë vetëm për të dale përpara. Një problem leximi dhe kuptimi të asaj që po ndodhte".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI