Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Arresohet shqiptari në Francë me 16 kg drogë në makinë

Lapsi.al 27 November 2024
Arresohet shqiptari në Francë me 16 kg drogë në makinë

Një shofer shqiptar është arrestuar nga dogana në autostradën A9, pranë Narbonne në Aude të Francës. Ai mbante rreth 16 kilogramë kokainë. I gjykuar me proces të menjëhershëm, ai u dënua me 5 vjet burg dhe një gjobë prej më shumë se 950 mijë euro.

Para mesnatës së disa ditëve më parë, agjentët doganorë të Narbonne kontrolluan një automjet të regjistruar në Shqipëri, i cili po udhëtonte në autostradën A9, që vinte nga Spanja dhe udhëtonte drejt Narbonne, me vetëm një person në bord. Shoferi shqiptar tha se do të shkonte në Torino në Itali.

Nga një kontroll i imtësishëm, në prani të ekipit të qenve, u zbulua poshtë një sërë mobiljesh të vjetra, një arkë tërthore e vendosur poshtë sediljeve të përparme, e cila përmbante gjithsej 15 pako kokainë. Në total janë sekuestruar 15 kg 860 kg. 

I paraqitur këtë të hënë, më 25 nëntor 2024, para gjykatës gjyqësore të Narbonne, i pandehuri u dënua me 5 vjet burgim me paraburgim të vazhdueshëm dhe ndalim të përhershëm nga territori francez. Ai do të duhet të paguajë edhe 951 mijë e 600 euro gjobë doganore.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI