Flash

VOA: Bie “arresti në shtëpi” për ish-kryeministrin Berisha

Lapsi.al 27 November 2024
VOA: Bie “arresti në shtëpi” për ish-kryeministrin

Ish-kryeminisri Sali Berisha rifiton lirinë e plotë. Sot Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pranoi kërkesën e avokatit të tij, dhe vendosi revokimin e arrestit në shtëpi, një masë e marrë pasi zoti Berisha kishte refuzuar më herët të zbatonte urdhërin e Gjykatës për t’u paraqitur dy herë në muaj, pranë një oficeri të policisë gjyqësore.

Ish-kryeministri e kishte konsideruar një masë të tillë antikushtetuese, duke këmbëngulur se më parë do të duhej të ishte kërkuar autorizimi i parlamentit. Javën e shkuar Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Prokurorisë së Posaçme duke vlerësuar se masa detyrim paraqitje në policinë gjyqësore “nuk kufizon liritë e tij personale”, ndërsa për masën ndalim i daljes jashtë vendit theksoi se “kërkuesi në cilësinë e deputetit nuk gëzon mbrojtje të veçantë në këtë aspekt”.

Berisha u vu nën hetim, nën dyshimet për korrupsion në rastin e procedurave të privatizimit të ish klubit sportiv Partizani. Sipas Prokurorisë së Posaçme ai dyshohet se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin lulëzoi më pas një grup pallatesh.

Duke shfrytëzuar pozitën e tij si kryeministër, sipas hetimit, ai dyshohet të ketë miratuar ligje dhe akte nënligjore duke i përshtatur sipas nevojave të ish pronarëve, dhe se përmes kontrolleve administrative është ushtruar presion ndaj strukturave shtetërore që të përshpejtonin procedurat si dhe vënien e këtyre strukturave në dispozicion të zoti Malltezi për realizimin e privatizimit.

Në mënyrë të përsëritur, ish kryeministri ka hedhur poshtë pretendimet e Prokurorisë, dhe gjatë gjithë kohës ka folur për një prapavijë politike, në hetimin e nisur ndaj tij. Pas arrestit në shtëpi, zoti Berisha e ka konsideruar veten një të “dënuar politik nga rregjimi i kryeministrit Edi Rama”.

Pak javë më parë Prokuroria e Posaçme njoftoi mbylljen e hetimeve dhe dërgimin e çështjes për gjykim. Në mesin e muajit dhjetor pritet që në seancë paraprake të merret vendimi ndaj kërkesës së Prokurorisë./ VOA

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI