Flash

19 vjedhje brenda 8 ditëve, arrestohen 'skifterët' shqiptarë në Itali

Lapsi.al 28 November 2024
19 vjedhje brenda 8 ditëve, arrestohen 'skifterët'

Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë të akuzuar për 19 vjedhje në qytetin e Modenas në Itali.

Mediat vendase raportojnë se ata kanë kryer 19 vjedhje në harkun kohor të 8 ditëve. Më tej raportohet se nga sendet e vjedhura vlera e tyre shkon deri në 400 mijë euro. Gjithashtu mediat theksojnë se kjo është një shifër rekord pasi mesatarisht shqiptarët kanë vjedhur 50 mijë euro në ditë.

Përveç dy shqiptarëve të moshës 37 dhe 40 vjeç në kërkim ështe edhe një person i tretë i grupit. Të dyshuarit vepronin në zonën e Modenës, Reggio Emilia dhe Bolonja. Njëri prej shqiptarëve kishte precedentë penalë të mëparshëm.

Bastisjet janë kryer nga 29 tetori deri në 5 Nëntor, kurse operacioni u finalizua më 26 Nëntor, pas ankesave të shumta të qytetarëve. Grupi përdorte pajisje të ndryshme për të hapur dyer dhe dritare. Shqiptarët kishin një strategji të cilës i rrinin strikte, teksa vepronin mes orës 17:00-22:00, duke përdorur makinë.

Një pjesë e pasurisë së gjetur do u kthehet pronarëve. Njëri nga dy të dyshuarit, në momentin e arrestimit, u konstatua se ishte i paligjshëm në territor dhe gjithashtu ishte i dënuar me 1 vit e 1 muaj burgim për veprën e plagosjes.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI