Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

'Kamikazçe', 'me Bajrat o në burg o në varr'/ Si iu bë atentati Ardian Çapjas

Lapsi.al 28 November 2024
'Kamikazçe', 'me Bajrat o në burg o në

Organizata kriminale e Suel Çelës kishte instaloi kamera statike në qytetin e Elbasanit për të vëzhguar kundërshtarin e tyre Ardian Capja, të cilin tentuan të eliminonin në një atentat të mirëorganizuar me snajper nga Kodra e Krastës në qershor të 2020.

Nga hetimet e SPAK rezulton se për të qëlluar mbi Çapjan, Suel Çela kontraktoi snajperistin nga Shkodra, Prekë Kodra, i cili kishte marrë përsipër të kryente vrasjen nga distanca e largët.

Për gati dy vite, organizata bëri të gjitha përgatitjet dhe e vëzhgoi Çapjan për një kohë të gjatë, që të mund ta qëllonin, por ai ruhej nën masa të rrepta sigurie dhe dilte rrallë nga shtëpia.

Grupi i Çelës kishte planifikuar ndërkohë, që nëse Ardian Çapjan s’do të mund ta eliminonin me snajper, atëherë do të vinin në jetë një plan b, që e quanin “kamikazçe”, plan i cili dyshohet se do të përfshinte vrasjen e tij nëpërmjet një operacioni më të përgjakshëm.

Ardian Çapja, u qëllua sipas SPAK nga Prekë Kodra nga distanca në momentin që doli në oborrin e shtëpisë. Ai mori një plumb në shpatull dhe mundi ti mbijetonte atentatin.

Gjatë bisedave me Suel Çelës, Prekë kodra shpreh indinjatë që dështoi, teksa thotë se do të ishte më mirë ta kishin arrestuar. Ai e vë më pas në dijeni Suel Çelës se kishte probleme me shtetin, pasi e dyshonin për atentatin ndaj Çapjas dhe Kastriot Reçit në zemër të Rrëshenit.

Ndërsa e informon se ishte pajtuar nga Bajrat e Shkodrës për një punë. Suel Çela i thotë “mos u përzi me ta, me Bajrat je o në burg o në varr”.

Organizata kriminale e Suel Çelës u godit nga SPAK dhe në total i firmosën 21 masa sigurie, përfshirë dhe njerëz të drejtësisë, policisë dhe gazetarë. Klani kriminal jo vetëm kishte qëllim eliminimin e kundërshtarëve, po ishin përfshirë dhe në trafik kokaine nga Amerika latine drejt Europës.

Të këshilluara

Aksident në Kukës, 4 të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Kukës. Mësohet se dy automjete janë përplasur në dalje të Rrugës së Kombit. Sipas pasojë e përplasjes janë pl...

18:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI