Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Kërkoi lirimin me kusht, zbulohet vendimi i gjykatës për Diddy

Lapsi.al 28 November 2024
Kërkoi lirimin me kusht, zbulohet vendimi i gjykatës për Diddy

Sean “Diddy” Combs i është refuzuar lirimi me kusht për të tretën herë.

Sipas mediave të shumta, gjyqtari i Gjykatës së Qarkut të SHBA, Arun Subramanian e mohoi pranimin e reperit të mërkurën pas paraqitjes së tij në gjykatë të premten.

"Gjykata konstaton se qeveria ka treguar me prova të qarta dhe bindëse se asnjë kusht ose kombinim kushtesh nuk do të garantojë në mënyrë të arsyeshme sigurinë e komunitetit," shkroi Subramanian në një urdhër prej pesë faqesh, për CNN.

Prokurorët argumentuan në gjykatë të premten se Combs, 55 vjeç, përbën një kërcënim shumë të madh për viktimat nëse lirohet nga burgu përpara gjyqit të tij për trafikim seksual dhe shantazh, i cili është caktuar për të filluar më 5 maj.

Ata pretenduan se ai do të përpiqej të frikësonte dëshmitarët nëse lirohej nga burgu - dhe se ai tashmë po supmonte dëshmitarët përmes telefonatave  ndërsa ishte në paraburgim federal në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan të NYC, ku ai ka qenë i mbyllur që nga arrestimi i tij në shtator.

Urdhri i Subramanian thuhet se i referohej provave që manjati i poshtëruar i muzikës ka gënjyer për përdorimin e shërbimit ContactMeASAP për të burgosurit.

Gjatë seancës gjyqësore dy-orëshe të premten, mbrojtja e tij thuhet se pretendoi se ai ndaloi përdorimin e shërbimit më 16 nëntor, por të dhënat treguan se ai ishte aktiv në të më 24 nëntor.

Në përpjekje për të miratuar kërkesën e tij për lirimin me kusht, ekipi ligjor i Combs argumentoi se një ekip privat sigurie 24/7 do të ishte më i pajisur për të kontrolluar Combs sesa oficerët federalë.

Ekipi i tij mbrojtës shtoi gjithashtu se ai ishte i përgatitur të paguante një garanci prej 50 milionë dollarësh.

Përveç çështjes së tij federale, reperi "I'll Missing You" është goditur me mbi dy duzina padi civile që pretendojnë abuzim seksual.

Ai është shprehur i pafajshëm ndaj të gjitha pretendimeve.

 

 

 

 

Të këshilluara

Elton John anulon publikimin e albumit

Elton John nuk po kalon një periudhë të mirë shëndetësore. Artisti zbuloi në një intervistë të për programin televiziv amerikan Good Morning se një infeksion...

19:10

Cher heq dorë nga muzika?

Gjatë një bisede në Teatrin Lyceum të Londrës në mbështetje të kujtimeve të saj të reja Cher: The Memoir,  muzikantja zbuloi se projekti i saj i ardhshëm mund  ...

17:30

Marilyn Manson zgjidh padinë me aktoren

Rokeri Marilyn Manson ka rënë dakord të heqë një padi kundër ish të fejuarës së tij, aktores së "Westworld", Evan Rachel Wood, dhe të paguajë tarifat e avokatëv...

15:35

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI