Flash

Mbappé bëhet copë nga kritikat: “Është keq, nuk është më as futbollist”

Lapsi.al 28 November 2024
Mbappé bëhet copë nga kritikat: “Është keq, nuk
Në ndeshjen kundër Liverpool, Kylian Mbappé fundosi ekipin në momentin vendimtar, duke gabuar një 11-metërsh kur rezultati ishte 1-0, para se Gakpo të përmbyllte ndeshjen për ekipin e Arne Slot. Nëse në Spanjë, 25-vjeçari ish-lojtar i PSG-së është nën sulm të ashpër nga kritika, në Francë po e masakrojnë. Fjalët e ashpra të komentatorit të njohur të RMC-së, Daniel Riolo, janë të fokusuara në performancën shumë të dobët të lojtarit, i cili është dukur i privuar nga çdo energji: “Përtej gabimit të 11-metërshit, shihet qartë se ky djalë është plotësisht jashtë kontrollit. Madje edhe mënyra se si goditi penalltinë është e tmerrshme. Në këtë moment ai është shumë keq, ka një ndjesi të thellë ankthi, nuk është më as një futbollist. Në fushë nuk bën më asgjë, nuk mund të vrapojë, nuk mund të lëvizë. Ka mbërritur fundin”.

FJALËT E RËDA TË RIOLO

Riolo ngre pyetje shumë shqetësuese për Mbappé dhe për Real Madrid: “Keni parë ndonjëherë një lojtar të zhduket në këtë mënyrë, të jetë aq i dëmtuar mentalisht sa të mos mund të lëvizë më në fushë? Që nga Euro 2020 deri tani, sa më shumë kalon koha, aq më shumë ke ndjesinë se trupi i tij nuk dëshiron të bëjë më futbollistin. Kur ishte momenti i penalltisë, trupi i tij po thoshte: ‘Duhet të shkoj, por nuk jam i sigurt se do të dalë mirë’. Kam përshtypjen se ai dëshiron që të shkojë mirë, por trupi i tij nuk mundet. Ka mbaruar, drita është fikur. Ai është në vështirësi, kjo ka ndodhur edhe me atletë të tjerë. Kemi parë lojtarë të gabojnë pasime, por me të duket sikur perdja është ulur, dhe nuk ka më asgjë”.

KËSHILLA PËR MBAPPE

Gazetari përfundon duke i dhënë disa këshilla lojtarit dhe stafit të tij: “Familja e tij dhe ata që janë pranë tij duhet ta këshillojnë të bëjë diçka, të flasë ose të hapet për të çliruar atë që ka në zemër dhe që e pengon. Për mënyrën se si lëviz trupi i tij, ai është një djalë i sëmurë. Ai është i vetëm. Duhet të shpjegojë pse nuk ndihet mirë, çfarë nuk shkon”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI