Flash

Avokati i familjes së Martin Canit: T'i shohim pamjet, dyshime për manipulime!

Lapsi.al 29 November 2024
Avokati i familjes së Martin Canit: T'i shohim pamjet, dyshime

Avokati i familjes së 14-vjeçarit Martin Cani që u vra pas sherrit fatal në afërsi të shkollës “Fan Noli”, Redi Ramaj, ka bërë thirrje në News24 për drejtësi dhe transparencë të plotë mbi ngjarjen tragjike.

Ai theksoi se familjarët e viktimës kanë kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes që nga momenti i parë, por deri më tani janë përballur me kontradikta dhe mungesë qartësie nga organet hetimore.

Sipas avokatit, ka paqartësi në lidhje me numrin e autorëve të përfshirë në incident. Fillimisht janë raportuar tetë autorë, ndërsa aktualisht flitet për tre. Ai theksoi se deklaratat e dëshmitarëve, përfshirë një tjetër fëmijë të plagosur, duhet të trajtohen me seriozitet. Në dëshmitë e tyre, thuhet se viktima është goditur edhe nga një person tjetër përveç autorit të shpallur deri tani.

Një çështje e rëndësishme e ngritur nga avokati është mungesa e qasjes së familjarëve në pamjet filmike të kamerave të sigurisë. Ai tha se familja kërkon të njihet me këto prova për të arritur qetësinë dhe të kuptojë më mirë rrethanat e tragjedisë.

“Familjarët e të ndjerit kërkojnë drejtësi që në ditën e parë. Nga organet shtetërore nuk kemi pasur transparencë të plotë për ngjarjen. Është një ngjarje e rëndë që nuk duhet të ishte zbardhur vetëm për familjarët e Martin Canit, por për gjithë shoqërinë, e cila kërkon drejtësi. Shpresoj dhe besoj se policia do bëjnë detyrën e tyre.

Pretendimi i familjarëve është që nuk ka transparencë dhe ka kontradiktë në deklaratat e policisë. Fillohet me 8 autorë dhe pastaj dalin 3. Vetë deklarimet e të plagosurit, fëmijës tjetër që tha se u godit edhe nga një person tjetër veç autorit duhet të sqarohen. Luisi i ka thënë që ditën e parë informacionet e tij.

Ka edhe diçka për kamerat dhe pamjet filmike. Familjarët kërkojnë të njihen me pamjet, për të gjetur edhe ata qetësinë që u takon. Është lënë edhe një thirrje për babain e viktimës për t’u thirrur si dëshmitar. Prokuroria tashmë që po drejton hetimet duhet të orientojë të gjithë procesin. Duhet të hetohet po ashtu nëse ka patur apo jo të rritur që janë përfshirë në këtë sherr”, u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI