Flash

Goditet banda shqiptare e drogës në Irlandë, sekuestrohen 23 makina dhe 400 mijë euro

Lapsi.al 29 November 2024
Goditet banda shqiptare e drogës në Irlandë, sekuestrohen 23

Një grup kriminal shqiptar që trafikonte drogë në zonën perëndimore të Dublinit ishte objektivi i një operacioni të madh ku u sekuestruan mbi 20 makina dhe 400,000 euro para. Byroja e Pasurive Kriminale (CAB) ka kryer një sërë bastisjesh gjatë ditës së sotme, ku si rezultat u sekuestruan pajisje elektronike edhe sasi droge.

“Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 23 automjete së bashku me 400,000 euro para të gatshme dhe fonde të ngrira. Gjithashtu u sekuestrua një sasi bimësh kanabisi, pajisje elektronike dhe dokumente të ndryshme.”, thanë autoritetet në një deklaratë.

Në operacion u angazhuan 130 forca policore që kanë kryer kërkime në 14 vende të ndryshme në Dublinin perëndimor, që dyshohet se ushtronin aktivitetet e vazhdueshme grupi kriminal, shkruan Sunday World.

Të këshilluara

Çifti shqiptar vritet në banesë në ShBA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku burrë e grua nga Kosova u gjetën të vrarë me armë zjarri. Sipas mediave të huaja, rrethanat dhe shkaqet e krimit m...

18:28

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI