Flash

Hapën zjarr ndaj makinës duke vrarë 5 vjeçarin, 4 shqiptarë në kërkim në Greqi

Lapsi.al 29 November 2024
Hapën zjarr ndaj makinës duke vrarë 5 vjeçarin, 4

Policia greke ka publikuar identitetin e 4 personave të komunitetit rom, të shpallur në kërkim nën akuzën e vrasjes së foshnjës dhe tentativë vrasje ndaj prindërve të tij.

Bëhet fjalë për ngjarjen e 1 nëntori te këtij viti, kur në zonën e Makropoulos u qëllua 15 herë me dy armë zjarri ndaj një automjeti.

Ka qenë një automjet tjetër që është ndalur paralel me mjetin tip “Peugeot” ku udhëtonin një cift bashkëshortësh, ku nëna ishte shtatzënë, së bashku me vajzën dhe djalin e tyre 5-vjecar, nga ku kanë zbritur dy persona të cilët kanë hapur zjarr.

Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur e më pas ka ndërruar jetë fëmija 5-vjecar A. A, i cili kishte marrë një plumb në kokë.

4 personat e shpallur në kërkim janë romë shqiptarë. Ata janë identifikuar si Agron Tahiri, 48 vjec nga Fshati Rom, Njësia administrative Qendër në Fier, dy djemtë e tij, të cilët kanë identitet grek me gjeneralitetet Evagjelo Zafiropoulo 28 vjec dhe Dhimitrio Zafiropoulo 25 vjec dhe kushuriri i tyre Nektario Petropoulo 34 vjec.

Mësohet se familja e 5-vjeçarit ka pasur mosmarrëveshje lidhur me drogën me autorët e dyshuar. Sipas informacioneve, mes tyre kishin ndodhur edhe tre incidente të tjera të ngjashme.

Sipas mediave greke, ngjarja e parë ka ndodhur katër vite më parë në Agios Panteleimonas, ku ka pasur një shkëmbim të shtënash me armë. Një vit më vonë ka pasur një tjetër në Koropi, ndërsa në vitin 2022 ka pasur një tjetër shkëmbim me armë zjarri.

Babai i 5-vjeçarit, sipas informacioneve, ndodhej në burg për një çështje droge dhe u la i lirë pak kohë më parë. Dy familjet raportohet se kanë qenë të shoqëruara në polici në të kaluarën.

Të këshilluara

Çifti shqiptar vritet në banesë në ShBA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku burrë e grua nga Kosova u gjetën të vrarë me armë zjarri. Sipas mediave të huaja, rrethanat dhe shkaqet e krimit m...

18:28

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI