Flash

Ish-shkolla 9-vjeçare në Vaun e Dejës u kthye në shtëpi bari, arrestohet elektricisti

Lapsi.al 29 November 2024
Ish-shkolla 9-vjeçare në Vaun e Dejës u kthye në

Policia ka zbuluar një ambient të përshtatur për kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave në Vaun e Dejës. Mësohet se godina që dikur ishte shkollë 9-vjeçare është shfrytëzuar nga trafikantët. Brenda ambientit u gjetën 578 fidanë të dyshuar si kanabis sativa në kubikë dhe në vazo si dhe 103 llamba elektrike.

Në kuadër të operacionit të koduar 'Godina' u arrestua në flagrancë elektriçisti i zonës, 62 vjeç, ndërsa në hetim janë edhe 3 punonjës të OSHEE-së.

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës/ Finalizohet operacioni policor i koduar "Godina".

Evidentohet një ambient i përshtatur për kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave.

Gjenden brenda ambientit 578 fidanë të dyshuar si cannabis sativa në kubikë dhe në vazo si dhe 103 llamba elektrike që shërbenin për realizmin e kësaj veprimtarie kriminale.

Vihet në pranga elektricisti i zonës dhe procedohen penalisht tre pjesëtarë të grupit të punës së OSHEE-së që mbulojnë zonën.

Në zbatim të porosive të dërguara nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për intensifikimin e  kontrolleve në ambiente të mbyllura për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, shërbimet e Komisariatit të Policisë  Vau i Dejës  kanë intensifikuar kontrollet në ambiente të mbyllura.

Bazuar në  informacionet e siguruara nga inteligjenca  policore, se  në fshatin Dush, në një godinë të braktisur  prej vitesh (pronë publike) mund të ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike,  në kuadër të operacionit policor të koduar “Godina”,  shërbimet e Policisë ushtruan kontroll.

Gjatë kontrollit në godinën e braktisur, një nga ambientet e kësaj godine ishte përshtatur për kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, ku në brendësi të këtij ambienti janë gjetur  578 fidanë të dyshuara  cannabis sativa në kubikë dhe në vazo si dhe 103 llamba elektrike e pajisje të tjera elektrike që shërbenin për realizmin  kësaj veprimtarie kriminale.

Në vijim të veprimeve  u arrestua në flagrancë shtetasi F. M., 62 vjeç, banues në Laç, elektricisti i zonës,   dhe u proceduan  penalisht në gjendje të lirë shtetasit J. D., 41 vjeç, banues në Fushë- Arrëz, I. M., 32 vjeç, banues në Shkodër dhe A. B., 32 vjeç, banues në fshatin Hajmel, (grup i punës i OSHEE-së që mbulon zonën)  për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe “Vjedhja  e energjisë elektrike”.

Nën drejtimin  Prokurorisë , strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës dhe ato të DVP Shkodër vijojnë punën intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI