Flash

Policia greke nxjerr FOTOT/ Këta 4 shqiptarë po kërkohen për vrasjen e një 5-vjeçari

Lapsi.al 29 November 2024
Policia greke nxjerr FOTOT/ Këta 4 shqiptarë po kërkohen për

Policia greke ka publikuar fotot dhe të dhëna të 4 personave të akuzuar dhe të shpallur në kërkim për vrasjen e një fëmije 5 vjeç në Markopulos si dhe për tentativën e vrasjes së prindërve të tij. Ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor kur të akuzuarit dyshohen se qëlluan 15 herë me dy armë zjarri drejt një makine tip "Peugeot" ku udhëtonin një çift bashkëshortësh bashkë me vajzën dhe djalin e tyre 5-vjeçar.

Mediat greke shkruajnë se makina e autorëve u afrua paralel me automjetin e familjes greke që kishte ndaluar. Prej andej kanë zbritur dy persona të cilët kanë hapur zjarr. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë fëmija 5-vjecar i cili kishte marrë një plumb në kokë.

Të shpallurit në kërkim i përkasin komunitetit rom në Shqipëri. Ata janë identifikuar si Agron Tahiri, 48 vjeç nga Fshati Rom, Njësia administrative Qendër në Fier, dy djemtë e tij, të cilët kanë identitet grek me gjeneralitetet Evagjelo Zafiropoulo 28 vjeç dhe Dhimitrio Zafiropoulo 25 vjeç dhe kushëriri i tyre Nektario Petropoulo 34 vjeç. Ndaj tyre janë ngritur akuza për veprat penale vrasje me dashje, tentativë vrasje në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve.

Sipas të njëjtave burime familja e 5-vjeçarit kishte pasur mosmarrëveshje lidhur me çështje droge me autorët e dyshuar. Babai i 5-vjeçarit kishte qenë në burg për çështje droge dhe ishte lënë i lirë pak kohë më parë. Përpara incidentit kishin pasur edhe konflikte të tjera. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI