Flash

Policia shton masat e sigurisë në veri të Kosovës

Lapsi.al 29 November 2024
Policia shton masat e sigurisë në veri të Kosovës

Incidentet e fundit në veri të Kosovës kanë bërë që policia të shtojë masat e sigurisë. Gjatë ditëve të fundit, u sulmua me granata dore stacioni policor dhe objekti i komunës në Zveçan.

Përmes një deklarate, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka rritur masat e sigurisë në shkallë vendi përfshirë edhe Veriun e Kosovës. Sipas njoftimit të policisë, rritja e masave ka për qëllim shtimin e sigurisë publike për të gjithë qytetarë dhe parandalimin e incidenteve të natyrave të ndryshme.

Njoftohet rritja e prezencës policore në terren, për më shumë patrullime dhe rritje të bashkëpunimit me qytetarët.

“Me planifikimet e parapara do të ketë shtim të aktiviteteve policore për të ofruar më shumë siguri në tërë vendin, për të gjithë qytetarët pa dallim. Planifikimet operative policore do të fokusohen në rritjen e prezencës policore në terren, duke realizuar më shumë patrullime në zona më kritike, më shumë pika kontrolli dhe rritje të bashkëpunimit me qytetarët”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se “policia me anë të veprimeve operative dhe atyre inteligjente do të ketë synim që të ruajë rendin e qetësinë publike, të parandalojë aktet kriminale e të hetojë e vejë para drejtësisë të gjitha ata që do të guxojnë të atakojnë sigurinë, ligjin dhe rendin kushtetues”.

Të këshilluara

Çifti shqiptar vritet në banesë në ShBA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku burrë e grua nga Kosova u gjetën të vrarë me armë zjarri. Sipas mediave të huaja, rrethanat dhe shkaqet e krimit m...

18:28

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI