Flash

Rebelët sirianë thonë se kanë pushtuar qytetin e dytë më të madh të vendit

Lapsi.al 29 November 2024
Rebelët sirianë thonë se kanë pushtuar qytetin e dytë

Forcat rebele në Siri kanë marrë kontrollin e disa lagjeve në qytetin e dytë më të madh të vendit, Aleppo. Lajmin e dha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR), një grup monitorimit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar. Ky veprim është ofensiva më e madhe kundër qeverisë siriane në vite dhe hera e parë që rebelët që luftojnë forcat e presidentit Bashar al-Assad kanë arritur në Aleppo që kur u detyruan të largoheshin prej andej në vitin 2016.

Një video e postuar në një kanal të lidhur me grupin militant islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS) duket se tregon luftëtarët rebelë në automjete brenda qytetit. BBC ka verifikuar se pamjet i përkasin një periferie perëndimore të qytetit. Ndërkohë forcat qeveritare thonë se kanë rifituar pozicionet në një numër qytetesh në provincat Aleppo dhe Idlib, pas një ofensive të nisur nga HTS dhe fraksionet aleate të mërkurën.

Më shumë se gjysmë milioni njerëz janë vrarë në luftën civile siriane që shpërtheu pasi qeveria e Assad shtypi protestat pro-demokratike në 2011-ën. Një seri grupesh të armatosura u ngritën kundër qeverisë duke përfshirë edhe xhihadistët që përfituan nga trazirat për të pushtuar një pjesë të territorit të vendit.

Qeveria siriane, me ndihmën e Rusisë dhe aleatëve të tjerë rimori më vonë shumicën e zonave që kishte humbur. Idlibi, bastioni i fundit i mbetur i opozitës, kontrollohet kryesisht nga HTS, por fraksione rebele të mbështetura nga Turqia janë gjithashtu të vendosura atje. Qeveria thotë se përforcimet tani kanë arritur në Aleppo dhe po i dëbon rebelët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI