Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Video/ Zabërgja e Nani trondisin Teutën: Dinamo fiton 2-0, Daja mban vendin e katërt

Lapsi.al 30 November 2024
Video/ Zabërgja e Nani trondisin Teutën: Dinamo fiton 2-0, Daja mban

Dinamo ka lënë pas dy ndeshje të luhatshme dhe ka rikthyer fitoren me një sukses të rëndësishëm përballë Teutës në "Elbasan Arena". Takimi i vlefshëm për javën e 15-të të Superiores përfundoi me fitoren e ekipit të Ilir Dajës, që e mundi Teutën 2-0.

Golat për Dinamon u shënuan nga Baton Zabërgja në minutën e 25' dhe Tiago Nani në minutën e 71'. Një fitore e domosdoshme për kryeqytetasit, të cilët kontrolluan takimin me qetësi dhe arritën ta mbyllnin me një rezultat të merituar. “Përballjet me Teutën janë gjithmonë të vështira se luan me shumë forca përpara dhe ne ndërtojmë nga poshtë - tha Ilir Daja pas ndeshjes -. E rëndësishme është që marrim tre pikë që na sposton pak me zonën e mesit dhe vazhdojmë rezultatet e mira".

[video width="662" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/11/674b361e95f91.mp4"][/video]

Zabërgja shënoi golin e parë të takimit në pjesën e parë, ndërsa Nani i siguroi tre pikët me një tjetër gol në pjesën e dytë. Dinamo ishte superiore gjatë gjithë ndeshjes, duke ruajtur një ritëm më të lartë se Teuta dhe duke menaxhuar me sukses çdo moment të lojës. "Goli i dytë skemë? Jo, ishte instinktive e lojtarëve, sepse dy qendërmbrojtësit është e vështirë të ambientohen. Ndërsa pjesa e Ditës, unë në atë pozicion aty nuk e kam të këshillueshme që të luajnë me top në thellësi. Ndaj ishte edhe ai takim atje, se më tha 'e pe asistin'. Ishte instinktive e lojtarit"

e mbylli shpjegimin tekniku i Dinamos.

[video width="682" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/11/674b45a05be69.mp4"][/video]

7 NDESHJE PA FITORE

Teuta nga ana tjetër nuk fiton prej 7 ndeshjesh, gjë që e ka komplikuar disi renditjen e durrsakëve. Tekniku Edi Martini nuk e ka fshehur zhgënjimin: “Nga disa lojtarë kërkoja më tepër, dhe shënimi i golit të parë të ecë një lojtar 50 metra dhe të mos dalë një lojtar për faull taktik. Dhe se jemi 5 lojtarë në zonë, 2 të atyre arrijnë. Tentuam në pjesën e dytë, bëmë gjithçka për të ndryshuar ritmin. Kishim mundësi të shënonim 20 minutat e para, pastaj lamë hapësira. Nuk dua të justifikohem, por lojtarët që hyjnë nga stoli duhet ta shfrytëzojnë, për të marrë vendin e titullarit".

Lexo më tej: Video/ Gafë e Abaloras, Egnatia tris Elbasanit në sfidën e 100 të Tetovës

Dinamo me këtë fitore konsolidon vendin e katërt në renditje, duke qenë gjithashtu në distancë të afërt nga skuadrat që ndodhen më sipër, duke u bashkuar kështu me pretendentët për titullin kampion. Me 24 pikë, Dinamo mbetet 3 pikë larg Partizanit kryesues, ndërkohë që Teuta, me 17 pikë, mban vendin e 6-të në klasifikim.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI