Flash

Vřasja e Canit/ Analiza: Rritje e sigurisë në shkolla me mbylljen e rrjeteve sociale

Lapsi.al 30 November 2024
Vřasja e Canit/ Analiza: Rritje e sigurisë në shkolla me mbylljen e

Debat dhe protesta përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë pas vrasjes së Martin Canit, një 14 vjeçar i cili u sulmua me thikë nga një bashkëmoshatar. Të dy ishin nxënës të shkollës "Fan Noli” në Tiranë. Ngjarja tragjike e para disa ditëve tronditi opinionin publik dhe shtoi zërat për masa të reja dhe nisma ligjore për të ulur dhunën e të miturve në shkolla. Sherri mes dy nxënësve mendohet se u nxit nga rrjetet sociale.

"Ngjarja mund të ishte parandaluar"

Protestuestja, Eralda Itaj shprehet për DW, se "institucionet, shkolla, dhe shoqëria duhet të marrë përgjegjësi për pasigurinë që ne kemi sot për fëmijët tanë”. Mes protestuesve ishte edhe gazetarja Ermelinda Hoxhaj, që e shikon rastin tragjik të vdekjes së nxënësit si një "ngjarje që mund të ishte parandaluar". "Ndaj ne kërkojmë rritje të numrit të psikologëve. Ndërkohë, duke qenë se po diskutohet buxheti, kërkojmë rritje të buxhetit të arsimit."

Sidorela Vatnikaj, pjesëmarrëse në protestë kërkon edhe marrjen e përgjegjësive politike dhe thotë se ka dalë në protestë "për të kërkuar mbajtjen e përgjegjësisë nga kjo ministri, dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe garantimin e sigurisë fizike të të gjithë fëmijëve në shkollat e Shqipërisë”.

Rritje e ndjeshme e bulizmit online

Në Linjën Kombëtare të Telefonit për Fëmijë "Alo 116” merren rreth 200 telefonata në ditë për situata dhune fizike apo online nga fëmijët. Drejtuesja e Linjës, Belioza Çoku, vëren një prirje në rritje të bullizmit në internet. "Pas vitit 2017 rritet ndjeshëm, 7 fijëshohet numri i telefonatave ndaj bulizmit online, ku përdoreshin pamje të fëmijëve, manipuloheshin video. Sot, në 2024, ne kemi rreth 14 000 telefonata, pra shkon në 22% raportimi për bullizëm online", shprehet Belioza Çoku, drejtuesja e Linjës Kombëtare të Telefonit për Fëmijë "Alo 116” për DW. Sipas saj, grupmoshat që telefonojnë më shumë janë 10, 12 apo 13 vjeç, por si fashë e madhe është deri 17 vjeç.

Debate për mbylljen e rrjeteve sociale

Pas ngjarjes, në Tiranë me propozimin e qeverisë ka nisur një konsultim me mësues dhe prindër për të mbyllur disa nga rrjetet sociale në Shqipëri. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama madje u shpreh: "Të marrim një masë drastike për mbylljen e plotë të Tik Tokut, e pse jo, edhe të Snap Chat në Republikën e Shqipërisë”

Por Belioza Çoku, drejtuesja e Linjës Kombëtare të Telefonit për Fëmijë "Alo 116” nuk e sheh zgjidhjen tek mbyllja e rrjeteve sociale.  "Mendoni se fëmijët nuk do të gjejnë një platformë tjetër që do të bëhet popullore, ku ata do të kenë mundësi të zbrazin edhe disa devianca që janë ngarkuar nga mbyllja e këtyre dy të tjerave?! Të shikosh në këtë perspektivë zgjidhjen do të thotë që ne për të 1 miliontën herë si qeveri dhe si shoqëri duam që të zvogëlojmë problemin dhe të arnojmë pasojën”.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI